Nga 1 janari 2025, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja si do të funksionojë

14 Dhjetor 2024, 10:23Sociale TEMA
Nga 1 janari 2025, pensionistët udhëtojnë me abone falas në

Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë Bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre.

Nga kjo nismë e propozuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, përfitojnë 177 mijë pensionistë, të cilët kanë mundësinë të pajisen me abone të përgjithshme falas për transportin publik.

Për regjistrimin në portalin e përfitimit të së drejtës për Abone Pensionisti, qyetarët duhet të paraqiten pranë njësive adminstrative respektive ku banojnë, duke filluar nga data 16.12.2024. Bashkia e Tiranës sqaron se pajisja me bileta të pajtimit mujor (Abone Pensionisti) të përgjithshme, me të drejtë udhëtimi në linjat qyetase, do kryhet sipas procedurës më poshtë:

a) Përfitues do të jenë të gjithë personat banues në Bashkinë e Tiranës, femrat që kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe meshkujt të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeç.

b) Qytetarët paraqiten pranë njësive adminstrative respektive ku banojnë, me kartën e identitetit me qëllim regjistrimin në portalin e përfitimit të së drejtës me Abone Pensionisti.

c) Qytetarët tashmë të regjistruar në portalin e përfitimit të Abonesë së Pensionistit, duhet të paraqiten çdo fund muaji për të përfituar abonenë e pensionistit për muajin pasardhës në pikat përkatëse të shpërndarjes me kartën e identitetit dhe foto.

d) Pajisja e qytetarëve përfitues me Abone Pensionisti, pranë pikave të shpërndarjes së aboneve të pensionistit, bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit.

e) Gjatë udhëtimit në mjetet e shërbimit të transportit publik qytetas përfituesit duhen të kenë me vete Abonenë e Pensionistit dhe Kartën e Identitetit.

f) Pajisja me Biletën e Pajtimit Mujor (Abone Pensionisti) bëhet në pikat e përcaktuara që do njoftohen në vijim dhe që do jenë te kioskat pranë disa prej stacioneve të autobuzit.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë masa lehtësuese edhe për studentët. Të gjithë studentët që janë të pajisur me Kartën e Studentit do të vazhdojnë të udhëtojnë falas.

16 Komente

  1. R
    Robert

    Dhe pse duhet te shkojne cdo jave? Per tju bere me te veshtire? Ata nuk do te behen me te rinje?

    Përgjigjjuni
    1. a
      agushkari

      do ishte me mire qe te paraqiteshin cdo jave, pasi pencionistet jane pa pune dhe kenaqen duke vajtur ne bashki per te marre 80 leke ne jave.

      Përgjigjjuni
      1. a
        agushkari

        do ishte me mire qe te paraqiteshin cdo jave, pasi pencionistet jane pa pune dhe kenaqen duke vajtur ne bashki per te marre 80 leke ne jave.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Ylberi ose ish piramida , selia e dylbereve

          Duhen foto me pagese qe te marrin sherbim falas. Kete vetem nje idiot si puna e Erion Velise mund ta propozoje.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mutdhënësi për mutngrënësin

            O Ylber , ha mut , ha .

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sula

            Rasti me tipik kur administrata shteterore pengon zhvillimin. Nje pensionist me te ardhura normale do te thoshte: "ju dhjefsha (Ç)regulloren; nuk me plas fare per oferten tuaj" Unë do te thosha qe i vetmi kriter te ishte karta e identitetit; Bashkia do te me pergjigjej qe nuk e kemi per gjithe Shqiperine. Atehere pyetja rezerve: perse pensionisti te mos paraqitej vetem nje here ne jete ne zyrat e Bashkise dhe jo çdo muaj siç desheron Bashkija ? Nuk besoj se ka bir kurve qe i pergjigjet kesaj pyetjeje veç Bashkise !

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arlind Qori

              Po edhe nje gje qe ju jepni, duhet tja jepni me 100 veshtirsi.... mjafton Karta Identitetit dhe disa fatorino me 4 klase dhe pak dijeni nga mbledhja e zbritja per te kuptuar nese eshte 60 apo 65 vjeç... por prape tani duhet te rrijne ne rradhe çdo muaj.... Nuk mendoj se shumica prej tyre do e perdori transportin publik aq shpesh sa te pajiset me abone... 1 - 2 here ne muaj po e perdorën...

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkembi

                O qelbesira edhe kete "favor" qe mendoni tu beni pensionisteve, do ua nxirrni nga hundet! Bota e qytetefuar mjaftohet .me leter njoftimin qe personi e ka gjithnje me vete dhe s'ka pse e komplikon problemin me firma qelbesirash burokrate

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dashi

                  O shkëmbi prej balte dhe hajvanët e tjerë të mësipërm , së pari , jo e gjithë " bota e qytetëruar" e ka abonenë falas për pensionistët . Në BE , shumë pak e kanë këtë të drejtë , aq vënde sa numërohen me gishtat e një dore . Aboneja falas për pensionistët , paguhet nga Bashkia e Tiranës për ata pensionista që banojnë në Tiranë , me rezidencë të rregullt dhe jo për çdo pensionist shqiptar që ndodhet rastësisht në kryeqytet . Prandaj duhet të vërtetohet rezidenca e pensionistit . Ku është e keqia këtu ? Apo mania e injoranteve për të sharë për çdo gjë . Idiota !

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Aboneja

                  Do ishte një nismë fantastke pa burokracitë e panevojshme. Duhet të shkojë çdo muaj se po vdiq mos hipi në autobus i vdekur. Ose po nuk qe më nga Tirana nuk është më pensionist i denjë për autobuzët e saj

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E verteta

                    Si nuk ju punoi truri ti beni gjerat sa me te thjeshta, por vec komplikime pa fund. Mbase do ju vijne mente e te ndryshoni procedure. Jo per gje po tregoni sa injorante jini. Edhe abone me foto dhe ID me vehte. Ndiqni shembullin e Korces. Kane mbi 8 vjet qe perdorin te njejtin karton e nuk kane nevoje per te zene radhe cdo muaj.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vala

                      Nuk u ndryshon mendja se kane brenda hilen, ndaj duhet te ndryshojme ne mendjen se ka parti te reja plot. Po te behemi nje mendje s'do kete mundesi Rama me Berishen te na tallin keshtu.

                      Përgjigjjuni
                    2. D
                      Degelisi

                      "Codo fund muaji" qe te te vertetoher qe Jane gjalle

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Budallaj.

                        Jepjani të afërmeve të pushtetit se ata duhet të udhëtojnë me urban, se pensionistët e thjeshtë udhëtojnë me makina të dhuruara nga reklamat e tv ve.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          MALLKIM

                          Bobo çfare pengesash! Ikni zhdukuni me gjithe abonete tuaja, ndyresira mashtrues dhe te shtirur. Pse u dashka çdo muaj o hajdute te neveritshem?! Nuk mjaftojne pengesa te mjeket, ilaçe gjoja te rimbursuara, anullimi i analizave falas te kontrollit shendetesor, qe nuk i beni, paraqitje ne radhe çdo 6 muaj te banka per te marre te ashtuquajturin pensionin qesharak,per verifikim nese jetojme apo kemi vdekur (gje, te cilen mezi e pret ky shtet i poshter). Mbase ta nxjerr Spaku nga hundet dhe kete poshtersi qe po u ben pensionisteve me abonete o Erion Veliaj.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pensionisti i tallur si me gjelin e detit

                            E pse u dashka paraqitur pensinisti cdo fund muaj, apo per ti merzitur ne radhe sic ndodh me studentet? Eshte e thjeshte fare,Behet regjistrimi nje here ne vit, mjafton nje karton i pervitshem me foton perkatse dhe pensionisti te qarkulloje lirshem. Qellimi eshte qe ti tallin pensionistet ca muaj , sa tu marrin votat dhe perseri udhetim me pagese. A nuk ndodhi keshtu nje here edhe me pensionistet qe ua bene udhetimin falas vetem dy tre muaj. Keshtu i merzisin dhe sudentet, duke i detyruar te zene radhe te gjata per ore te tera, dhe disa nga sorollatja,me mire e blejne me leke abonene. Mjaft me sllogane o z. Veliaj se u ka dale boja tanime.....

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje