Tritan Kalo për rastin Beleri: Po nëse një shqiptar do shkelte ligjet greke?

13 Maj 2023, 19:30Sociale TEMA

Tritan Kalo për rastin Beleri: Po nëse një shqiptar do shkelte

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka shprehur revoltë për presionin që i bëhet shtetit shqiptar për arrestimin e kandidatit të Himarës, Dhionisis Alfred Bejleri.

“Zyrtarët e çdo vëndi normalisht interesohen për fatin e shtetasve të tyre, kudo që ata, për njërën ose tjetrën arësye, ndodhen. Edhe Kushtetuta shqiptare e detyron Qeverinë e dheut amë, të bëjë të njejtën gjë për “grigjën shqiptare” brenda ose jashtë trojeve arbërore të 28.11.1912-ës”, shkruan Kalo.

“NËSE këta shtetas shkelin ligjet e atyre vendeve ku ata frymojnë, qeveritë demokratike e jo shovene nuk i bëjnë presione ose dërgojnë ultimatume, sikundër bëjnë grekët e serbët në Shqipëri dhe në Kosovë, për lirimin apo mos ndëshkimin e ligjshkelësve.

ALBANOFOBIA e këtyre dy vendeve është historike, duke harruar kurdoherë, se ndër shekuj i kanë zgjeruar territoret e tyre në kurriz të TROJEVE ARBËRORE, si dhe krimet e pashoqe që ata u kanë bërë popullsisë shqiptare. Kujtojmë jo më larg se në 1998-1999 krimet millosheviçiane në Kosovë”.

Kalo bën thirrje që organet e ligjit dhe institucionet politike në Shqipëri t’i dalin vendit zot ose të largohen për të ardhur ata që flasin dhe veprojnë shqip:

“EKZEKUTIVI dhe LIGJZBATUESIT shqiptarë do të respektohen nga “il poppolo Albanese”, nëse do të dinë të menaxhojnë si duhet situatën e krijuar me arrestimin e bukëshkalit progonatas të konvertuar në vorio-epirot Fredi Bejleri, dhe t’u japin përgjigjen e duhur si ligjshkeljeve të bëra prej tij, po ashtu edhe hundëfutjes së politikanëve grekë në punët tona.

Ligji është i barabartë për të gjithë në çdo kohë e në çdo rrethanë. NËSE KENI KËLLQE për të bërë SHTET të respektuar e vlerësuar si brënda edhe jashtë tij, si dhe nëse në arteriet e venat tuaja rrjedh ende GJAK SHQIPTARI, ky është momenti për t’i treguar ato!

Në të kundërt pas mbarimit të Zgjedhjeve Lokale, shpallni Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare dhe vëndin ta marin në dorë FORCA TË REJA POLITIKE, të përbërë nga shqiptarë që ende mendojnë, flasin dhe veprojnë vetëm SHQIP!!!

Quo vadis Shqipëria ime e andej dhe këndej Drinit!!”

9 Komente

  1. A
    AX

    Ore burdallenj Gazetare. Isufi eshte ndare nga jeta. Ky eshte i MADHI Tritan Kalo qe shpetoi gjysmen e Shqiperise nga Covidi.

    1. T
      Tritani

      Po ti ku e gjete Isufin ?

      1. M
        Meri

        Ku e lexove Isufin ti ?

      2. p
        pjeter

        Te kalbin ne burg, dhe po nuk ndenje mire edhe pas hekurave, ne nje menyre apo tjetren, te heqin qafe, kete te ben drejtesia ne Greqi

        1. K
          Koli

          Ti je per President ose Kryeminister i ketij vendi te lodhur nga kjo klase politike,po kush te te beje.Ti je Patriot,Prof Dr jo si Kerrma Sali,njeri pa fjale,puntor,i Pakorruptuar,i duhuri per Shqipni.Do Zoti nje dite do kujtohen per ty,i Nderuari Profesor.

          1. K
            KAPS

            Bravo Dritan, po kujt ja thua, atyre që kanë shitur shpirtin parasë dhe që janë gati të shesin dhe gjithë Shqipërinë, vetëm të mos ju humbasin të ardhurat. Për mua ,sali haleja, like floriri,monika e vjetra, se kjo e reja ka ndërruar dhe pidhin, dhe në fund më tolerant por për hir të pushtetit të tij i mban këta në fuqi Edi dhjeramani.

            1. P
              Pellazgu

              Merru me virusin doktor morrtja se na mallengjeve me klithma bushtre nacionalizmi. Ska ngel rrot raku pa u bere expert politolog.

              1. A
                AXIOS !

                to mouni tis manas sou……. pelazgi mou

              2. s
                shqip

                Dr.KALO ,cfare nxjerr nga goja eshte realiteti i hidhur ne te cilin antishqiptaret qe drejtojne vendin 110 vitet e fundit e kane cuar kete vend te mjere.Sa per b.thelepiresit e JAnulles dhe Vukakes eshte mese normale te mos ju shkoje per shtat thenia e kesaj te vertete qe shqiptaret naive dhe injorante nuk duan ta shohin.

                Lini një Përgjigje