Aksidentet rrugore po rriten nga viti në vit. Sipas statistikave zyrtare nga 1.285 aksidente rrugore të ndodhura në vitin 2023, 1.110 ose 86,4% kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit ndërsa 175 ose 13,6 % si pasojë e sjelljes së këmbësorëve.
Ndërsa këmbësorët duket se janë më të ndërgjegjësuar nga një vit të tjetrin, dhe kjo reflektohet me numrin në rënie të aksidenteve të shkaktuar prej tyre në 3 vitet e fundit, shoferët vijojnë të shkelin rregullat e për pasojë aksidentet po rriten.
Raporti i INSTAT që ka marrë në analizë 3 vitet e fundit të aksidenteve rrugore ka nxjerrë në pah se masat administrative janë rritur me 18 %, krahasuar me vitin 2022.
Ajo çfarë bie në sy është se tejkalimi i normave të shpejtësisë është shkelja më e përsëritur nga shoferët, që është edhe shkaku kryesor i aksidenteve.
Gjobat për “Mosrespektimi i normave të shpejtësisë” zënë 24,8 % të totalit të masave të vendosur për vitin 2023.
Veç shpejtësisë, shoferët nuk respektojnë sinjalizimet rrugore, një tjetër shkak që çon në aksidente rrugore. 12,1% e gjobave kanë pikërisht arsyetimin e “Mosrespektimit të sinjalizimeve rrugore”.
Gjobiten per shpejtesi ne vendet me koti me te futme, autostrade ultra me 2 kalime apo ndonje rruge vk. Ne vend qe te monitorohet autostrada Tirane - Durres, rruget qe jane mbushur me parkime 2, apo 3she fare, ecje te cmendura neper bulevarde etj. Pra policia si skuthe qe eshte dhe si pa brek ne byth e pa karakter ne vend ti vej ne rresht cubat, ve gjoba ne vendet me pa lidhje dhe me te sigurta. Plera
Opo shikoni se çereku i shoferëve nuk kanë fare patentë dhe nuk i njohin rregullat e qarkullimit........ . Pale pastaj ata që qarkullojnë pa dokumenta, pa kontroll teknik e siguracion sepse taksën vjetore janë shumë që nuk e paguajnë.
Po këto bandita me uniformë, që gjobisin shoferët në ajër, veç kur të ndalon polici, për të marë ndonjë njëzetëshe, dhe të del gjoba që shoferi nuk e di fare për atë gjobë! pastaja fillonë pyetjet çfarë të bojmë! shkurt sa do japish kjo është policia rrugore që kemi.
Shkak për aksidente është celulari i cili nuk po zbatohet dhe policia e ka toleruar,në mes të Tiranës shikon që femra e meshkuj flasin duke drejtuar mjetin,në vendet fqinje gjoba për celularin janë shum të rënda dhe kjo duhet të bëhet edhe këtu.
Mbi 50% e gjobave vihen duke mos qene prezent.kete ta jap une mero me bindje te plote. lloji i gjobes,je nga tirana,vlora,durresi,je psh duke ikur ne pogradec,shikon te nesermen qe paske marre nje gjobe ne elbasan brenda ne qytet per tejkalim shpejtesie. Brenda ne qytet ti nuk ecen dot as me 20 ne ore,ose per parkim te gabuar kur ti nuk ke ndaluar fare i vene gjobat te vogla qe te mos ankohet njeri. Keshtu qe mero lere instatin,shiko meru me ndonje gje tjeter.
Po rrjepin miletin analfabetet patronazhiste dhe nuk i japin llogari njeriu,ky eshte "shteti i se drejtes".Nuk ke ku ta kerkosh te drejten sepse kane edhe arren edhe gurin, kjo eshte DHJETOKRACIA e Komunisteve.