Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur pranë Drejtorisë Vendore Kamëz-Vorë, ku një gazetare e emisionit investigativ “Stop” në TV Klan u përball me dhunë gjatë kryerjes së detyrës.
Në njoftimin zyrtar, Kadastra dënon dhe distancohet nga çdo akt dhune ndaj përfaqësuesve të medias, duke theksuar se personi që ka kryer veprimin nuk është punonjës i saj.
Incidenti në fjalë ndodhi kur gazetarja Domenika Bajraktari dhe grupi i saj i xhirimit kanë qenë në drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së për të ndjekur denoncimin e një qytetari. Por ajo u përball me agresion fizik. Agresori është identifikuar dhe është shoqëruar në polici.
Reagimi i plotë:
Në lidhje me lajmet e publikuara gjatë ditës së sotme për ngjarjen e ndodhur pranë Drejtorisë Vendore Kamez-Vorë, sqarojmë se:
Agjencia Shtetërore e Kadastrës dënon dhe distancohet nga çdo akt dhune ndaj përfaqësuesve të medias gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
Në lidhje me rastin e raportuar, sqarojmë se personi që ka kryer veprimin ndaj gazetares nuk është punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ndërkohë jemi duke rishikuar të gjitha pamjet filmike të administruara nga kamerat e sigurisë dhe, nëse konstatohet shkelje nga rojet private, do të ndërmerren menjëherë hapat ligjorë dhe kontraktualë për të mos lejuar përsëritjen e rasteve të tilla.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës shpreh besimin e plotë tek institucionet ligjzbatuese dhe është e bindur se ato do të kryejnë hetimet dhe do të vendosin drejtësi sipas ligjit.
Ne besojmë se puna e gazetarëve është një element i rëndësishëm për informimin e qytetarëve dhe ruajtjen e transparencës institucionale.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës siguron publikun dhe median se do të vazhdojë të garantojë akses, respekt dhe bashkëpunim të ndërsjellë në çdo proces informimi.
Puna eshte se keta te STOP vene gjoba dhe per pak euro te marrin erezin. Prokuroria po heton shoferin e Sajmirit per kete pune dhe shpejt do dalin prova me ze e figure
Sakte.