Në një kohë kur aeroportet europiane po përballen me radhë të gjata dhe vonesa për shkak të zbatimit të sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES), por edhe infrastrukturës së pamjaftueshme dhe kontrolleve të shtuara, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po ndjek një model krejt të kundërt.
Në Tiranë, procesi i identifikimit të udhëtarëve është automatizuar në nivele të larta.
Çdo qytetar që hyn në Shqipëri mjafton të vendosë pasaportën në sistemet automatike dhe verifikimi përfundon brenda pak sekondash, pa krijuar radhë apo vonesa.
E njëjta procedurë aplikohet edhe në dalje për qytetarët e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ndërsa numri i lartë i sporteleve dhe kontrollorëve bën që fluksi të menaxhohet pa bllokime.
Ky model është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht. Gazetari britanik Richard Quest, në një raportim për CNN, e cilësoi eksperiencën në Tiranë si një nga më efikaset në rajon.
“Unë sapo jam kthyer nga Tirana, që ka një aeroport të mrekullueshëm. M’u deshën vetëm 5 sekonda për procesin e identifikimit. Vendosa pasaportën dhe kalova menjëherë”, u shpreh ai, duke e krahasuar me situatën problematike që po përjetojnë aktualisht aeroportet europiane.
Investimet e Kastrati Group gjatë viteve të fundit në Tirana International Airport (TIA) kanë modernizuar infrastrukturën dhe kanë rritur kapacitetet për përpunimin e pasagjerëve.
Paralelisht, rritja e numrit të linjave ajrore, veçanërisht kompanive low-cost si Ryanair dhe Wizz Air, e ka kthyer Tiranën në një pikë kyçe për udhëtarët në rajon.
Me çmime konkurruese dhe destinacione të reja që shtohen vazhdimisht, aeroporti po tërheq jo vetëm pasagjerë shqiptarë, por edhe udhëtarë nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Në kontrast me problemet që po shfaqen në shumë aeroporte të BE-së, rasti i Tiranës po shihet si një shembull se si investimi në teknologji dhe organizim mund të përkthehet në shërbim më të shpejtë dhe efikas për udhëtarët.
Kjo nuk fo te thote asgje pervecse eshte han pa porta.Une nuk kam pare aeroport normal ku njerezit i nxjerrin si bageti nr piste....kane ngaterruar dhe avionet rrezik. Me shume kafe se gate. Mos ishte gjysma e popullsise jashte ku lidhjen e vetme me vendin ksne arroportin...do kishte falimentuar.
Emisionet e tij ne CNN, i kam ndjekur me vemendje, preference personale ne kulturen ekonomike dhe etike te biznesit. Por, gjithashtu, dosponoja nje pocket business guide, per tipologjine si do's and don't ne takimet me partneret ne te gjithe boten. Nje tipologji, me terhoqi vemendjen, italianet per takimet e biznesit i linin kamarierit bakshish, dhe nuk ishte i cilesuar si ofendim, pse ishte pyetja, dhe ja drejtoj Quest nese e ka nuhatjen aq te holle per "new business ideas"??! Pist Scriptum: Ne rast zjarri kamarieri eshte i pari qe te lajmeron se ne " parukeri dikush po krihet..".????????????????????
Kur eshte gje e .mire nuk mund ta shajm pavarsisht se jam i PD ...ketu bravo PS
Sakte. Edhe une duhet te them bravo PS edhe pse jam i LSI.
Tjeter llogore lufte per nongraden.si nuk ka turp ky qe flet mire per shqiperin
E vértet, në aeroportin e tiranës veprimet në mbritje béhen shumë shpejt. Është shmangur plotësisht kontrolli nga policia. Vendos pasaportën në pajisjen komjuterike dhe ajo të verifikon në moment.
Unë do thoja “Bravo Kastrati!”. Apo e kam gabim?