VIDEO/ Siguria ushqimore në fokus të integrimit, Gonzato: Pa të nuk futeni në BE

21 Prill 2026, 13:15Sociale TEMA
VIDEO/ Siguria ushqimore në fokus të integrimit, Gonzato: Pa të

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u shpreh se siguria ushqimore nuk është vetëm një kërkesë etike, por një e mirë publike që prek çdo qytetar. Ai theksoi se progresi i Shqipërisë në procesin e integrimit matet jo vetëm me objektiva, por me funksionimin real të sistemeve të harmonizuara me legjislacionin europian, duke përfshirë laboratorët e akredituar dhe përmbushjen e standardeve nga subjektet ushqimore.

Ai shtoi se investimet, forcimi i kontrolleve dhe rritja e standardeve të higjienës janë hapa të domosdoshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa theksoi rëndësinë e transparencës dhe mbështetjes për bizneset, veçanërisht ato të vogla.

“Siguria ushqimore nuk është thjesht një kërkesë etike, por një e mirë publike dhe të gjithë qytetarëve u takon. Siguria ushqimore siguron që bizneset të mund të konkurrojnë në mënyrë të drejtë dhe sukses, dhe sigurisht edhe objektivin që kanë për ta vendosur atë në tregun europian. Tashmë Shqipëria ka hyrë në këtë fazë vendimtare të negociatave dhe ecuria nuk matet vetëm me qëllimet që ka Shqipëria, por matet me anën e sistemeve që funksionojnë. Sisteme që janë të harmonizuara me legjislacionin e BE-së. Bazohet gjithashtu edhe te laboratorët e akredituar, te fakti që duhet të ketë subjekte ushqimore që të përmbushin standardet e BE-së”, tha ai ndër të tjera duke theksuar më tej se siguria ushqimore mbetet një nga prioritetet kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Pjesë nga fjala e ambasadorit:

Siguria ushqimore nuk është thjesht një kërkesë etike, por një e mirë publike dhe të gjithë qytetarëve u takon. Siguria ushqimore siguron që bizneset të mund të konkurrojnë në mënyrë të drejtë dhe sukses, dhe sigurisht edhe objektivin që kanë për ta vendosur atë në tregun europian. Tashmë Shqipëria ka hyrë në këtë fazë vendimtare të negociatave dhe ecuria nuk matet vetëm me qëllimet që ka Shqipëria, por matet me anën e sistemeve që funksionojnë. Sisteme që janë të harmonizuara me legjislacionin e BE-së. Bazohet gjithashtu edhe te laboratorët e akredituar, te fakti që duhet të ketë subjekte ushqimore që të përmbushin standardet e BE-së.

Duke marrë si shembull sektorin e qumështit, për shkak të rëndësisë së këtij sektori dhe gjetjes së cilësisë së ulët, përmirësimi i qumështit të papërpunuar është parakusht për të qenë konkurrent në tregun e BE-së. Trajtimi i qumështit, investimet dhe forcimi i kontrolleve nuk janë opsionale, por hapa thelbësorë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe një nga piketat kryesore. Që mund të themi ne, po, Shqipëria i ka përmbushur këto piketa dhe mund të anëtarësohet në BE.

Harmonizimi me standardet në BE hap derën në një prej tregjeve më të mëdha në Europë, përmirëson reputacionin e produkteve shqiptare dhe rrit investimet dhe eksportet. Nga ana tjetër, ajo kërkon pajisje, investime, praktika më të rrepta të higjienës dhe trajtim të vazhdueshëm të stafit. Për operatorët e vegjël kjo mund të jetë sfiduese. Ju duhet të jeni të qartë me kërkesat që do të përballeni dhe duhet t’ju jepet mbështetja për t’i përballuar. Duhen më shumë përpjekje nga qeveria që të sigurohen që bizneset të kuptojnë plotësisht për mbështetjen që duhet të kenë me më shumë financim.

 Procesi i kategorizimit duhet të jetë transparent, i drejtë dhe i bazuar në kritere të qarta dhe besimi në sistem varet nga kjo punë. Pa transparencë as reformat më të mira nuk mund të kenë sukses. Ne, BE, jemi shumë të gatshëm që të mbështesim Shqipërinë në këtë proces, ne po përpiqemi t’ju ndihmojmë. Prandaj i kemi dhënë Shqipërisë 12.5 milionë euro për këtë. Kjo mbështetje e jonë pasqyron partneritetin tonë më të thellë. Integrimin në BE e shohim si një përpjekje të përbashkët. Shqipëria ka bërë një përparim shumë të rëndësishëm, por hapat e mëtejshëm do të jenë vendimtarë. Siguria ushqimore prioritet kombëtar për integrimin në BE.

4 Komente

  1. F
    Fshatari pa tokë

    Kam vite që them. Nëse nuk do të na pranojë BE e vetmja gjë është BUJQËSIA dhe SIGURIA USHQIMORE........ Të gjitha të tjerat janë teori, vetëm kjo gjë është praktike, por ne këtë nuk e realizojmë kurrë......... Pra nuk hyjmë në BE.

    Përgjigjjuni
    1. n
      nje e vertet e modhe..........

      ushqime te sigurta nga duart e suniteve!? Nuk bon vaki as per 300 vjt....akoma m'Albaniston lahet verra dhe me te njejtat duar gatuhet a serviret ushqimi.... gezuar ramazonin!

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhoxhi

        Tëmën e sëmës këta të europës po na bëjnë budallenj...O ambasador e di që të skaduar vijnë nga vëndet e europës apo nuk e di?Ku ka aq prodhime ushqimore Shqipëria.Shteti që je ti nuk ka të skaduara?Këtu në Greqi ka sa të duash.Shqipërinë e katandisi kështu Bashkimi europia se ishte me industri,bujqësi blektori etj etj sot ska asgjë.Ju duhet të regullonit lirinë d.mth drejtësinë që siç shikojmë e keni bërë lesh e li më keq se në kohën e Enverit..

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patronazhisteve cekic ballit

          Na kane inat se kemi liderin me te gjate ne rajon dhe me gjere.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje