Nëse keni blerë këtë krem lajthie me kakao Autoriteti Kombëtar I Ushqimit iu bën thirrje ta ktheni në pikën ku e keni marrë.
Shqipëria sipas AKU është njoftuar nga sistemi i njoftimit të shpejtë për ushqimin se në këtë product me origjinë nga Gjermania është gjetur salmonelë një bakter që rrezikon shëndetin e njeriut. Ai shkakton diarre, ethe dhe dhembje barku.
Kremi i lajthisë ‘nudossi hazelnuss nougat crème’ me paketim 300 gram mban datën e skadencës 18. 9. 2026 dhe 26. 8. 2026.
Aku thotë se nga verifikimet e kryera pas sinjalizimit të autoriteteve europiane ka bllokuar për të dy lotet rreth 18.3 kg të tij, përkatësisht 15 kuti me datën e parë të skandencë dhe 46 kuti me datën e dytë.
Produkti i bllokuar do të asgjësohet. Ndërkohë Autorietit Kombëtar i Ushqimit deklaron se 8.7 kg e këtij kremi lajthie me kakao është blerë nga konsumtarët.
Tregtarët shqiptarë vazhdojnë pastrojnë magazinat e gjermanisë / Italisë nga mallrat e skaduar SKANDAL
Normal ngaqe ne shqiperi ata njerez qe marin detyre te ndryshme si ne rastin e futjeve ne shqiperi Mallra ushqimore pa patur kontroll .. Ndergjegjesimi i secilit qe ka nje detyre Post kudo ! Nuk eshte I ndergjegjesuar te punoje me Ndergjegje. ...
Ok por ketu nuk behet fjale per produkt te skaduar, kane gjet prezencen e salmoneles, eshte dicka tjeter me keq se skadenca. Salmonele gjejne edhe ne produkte qe tregetohen brenda per brenda BE-se, edhe ne produkte me skadence shume me te larget se rasti tone, do te thote qe behen kontrolle, ne rastin tone nuk eshte gjetur fale AKU-t por eshte sinjalizuar nga sistemi evropian i sigurise ushqimore.
Desher kapitalizmen.mbajeni gezuar me fundrrina ushqimoresh te skaduara.