Afatet e zgjatura për ligjet e BE-së, Shqipëria kërkon periudha të ndërmjetme për mjedisin, taksat dhe doganat

18 Prill 2026, 16:10Sociale TEMA
Afatet e zgjatura për ligjet e BE-së, Shqipëria kërkon

Ndërsa ambicia e Shqipërisë për anëtarësim në BE ka data të fiksuara, administrata dhe negociatorët po operojnë me të ashtuquajturat periudha të ndërmjetme. Zv.ministri i Financave, Indrit Yzeiraj i tha Televizionit Publik se bisedimet prekin kohën e zbatimit të legjislacionit europian në disa sektorë kritikë.

Ne kemi bërë kërkesa për një sërë periudha tranzitore. Kuptohet që Komisioni do bëjë rolin e ‘policit të vështirë’ pikërisht duke ngritur pyetje dhe duke kërkuar informacione shtesë për të gjitha këto periudha tranzitore. Janë sektorë që kanë të bëjnë me bujqësinë, mjedisin, trajtimin e ujërave të zeza, kanalizime”, Yzeiraj.

Kërkesa është shtrirë edhe në regjimin fiskal e doganor.

Ne kemi kërkuar disa periudha tranzitore edhe për një pjesë të Kodit tonë tatimor, por diskutimi me BE po vazhdon dhe nuk mund të themi ende nëse periudhat do pranohen. Shpresa ime është që në disa sektorë që ne i gjykojmë të rëndësishëm, një pjesë e atyre hapësirave ku ne kemi devijim nga kuadri fiskal i BE, edhe do të lejohet”, u shpreh Yzeiraj

Procesi, nga ana tjetër do të duhet të argumentohet në pritje të vendimit nga komisioni europian.

Na duhet të bëjmë një punë të madhe qoftë në argumentimin e kërkesës sonë, qoftë në të treguarit përballë BE që kërkesa për një periudhë tranzitore nuk është për të shmangur detyrimin, pro për t’u përgatitur për përmbushjen e tij në kohën e duhur. Më pas është edhe një lloj kalendari që të jetë i besueshëm dhe realist për përmbushjen e atyre detyrimeve në një kohë normale”, theksoi Yzeiraj.

3 Komente

  1. M
    Maro

    Peshku ne det tigani ne zjarr...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      Ky Yzeiraj qenka turk edhe ne pamje jo vetem mbiemer...sa mbetje turkarape mban ai vend i ashtuquajtur skiptar?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teodor

        Ik ore trap. Mos jane mr te bardhe Greket apo Itslianet e jugut? Mesdhetare jemi.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje