Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar në lidhje me komentet e bëra nga deputeti i PD, Saimir Korreshi në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor në Lushnje.
Ministra nënvizon se nuk ka mungesë të mamografisë siç ka cituar deputeti, gjithashtu ka hedhur poshtë një ndërprerje të mundshme të shërbimeve.
Mesazhi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
“Në lidhje me deklaratat politike sot në Kuvend, sqarojmë se ato nuk pasqyrojnë situatën reale në Spitalin e Lushnjës.
-Spitali ndodhet aktualisht në proces rikonstruksioni, ndaj janë bërë riorganizime të përkohshme të shërbimeve, pa ndërprerë asnjë shërbim për qytetarët.
-Nuk ka mungesë të materialeve bazë si pambuk apo alkool. Furnizimi është i rregullt.
-Asnjë shërbim nuk është ndërprerë.
-Shërbimi gjinekologjik është riorganizuar përkohësisht brenda spitalit.
-Mamografia është funksionale.
-Spitali vijon normalisht aktivitetin, duke garantuar shërbim dhe siguri për pacientët”.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi renditi një sërë problemesh që sipas tij vijojnë të mbeten të pazgjidhura në shërbimin shëndetësor publik
Ketij Kareshit mos ja merrni seriozisht sepse tymrat qe nxjerre non grata nga vryma i ka helmatisur te gjith, spitali duhet te kujdeset per kete Kareshin
Pse, ka spital Lushnja? Dikur po, ka patur. Me ka rene rasti të shkoj ne Lushnje. Tani godinat e spitalit jane kthyer në qender shendetesore, dhome lindjeje, dhe hotel i fundit per ata që vdesin. Njesoj si ndertesa e Gjykatës. Perseri e quajne "Gjykata", por hyn brenda nuk ka gjykatës. Ka vetem dosje. Gjyqet behen ne Fier. Ashtu si edhe operacionet behen ne Spitalin e Fierit. Dhuratë e Qeverisë Rama, per popullin e Lushnjës. Nga që i ka qendruar besnik. Opo ç'i do llafet. Është bërë Lushnja si Libofsha - fshat i Fierit. Por ministri thotë që JO, dhe ministri... është burrë i ndershëm. Fatkeqesi që keto probleme i ngre një klluf i Saliut që nuk e merr njeri seriozisht.