Këshilltari i PS: Transporti publik t’i kalojë shtetit, e patolerueshme që lanë njerëzit rrugëve

15 Prill 2026, 13:20Sociale TEMA
Këshilltari i PS: Transporti publik t’i kalojë shtetit, e

Këshilltari i PS në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi ka propozuar sot që transporti publik t’i kalojë si shërbim shtetit, duke theksuar se është e patolerueshme që njrëzit të lihen në rrugë.

Muharremi ka postuar një foto ku shfaqet një numër i madh qytetarësh, teksa presin në stacion për urbanin.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shkruan:

“I shqetësuar nga vendimarrja e shoqërive të transportit publik, që pavarësisht mbështetjes së kudo ndodhur nga qeveria shqipëtare kanë reduktuar flotën e tyre në shërbim ndaj qytetarëve. Dikur e rritën çmimin e biletës me arsyetimin e rritjes së çmimit të naftës gjatë krizës kohë më parë edhe pse u ul, sërisht e mbajtën të pa ndryshuar…. sot sërisht bëjnë këtë manovër që nuk është aspak mbi rregullat dhe fushën e përgjegjësisë sociale që një kompani duhet të ketë. Pra me pak fjalë abuzim total. Kjo është arsyeja që shërbimi i transportit publik duhet të jetë nga vetë shteti”.

8 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Urgjentisht duhet që shërbimi transportit publik to kalojë shtetit nëpërmjet ndërmarrjeve publike të transportit. Nuk është normale që njerëzit të vinë vërdallë nga tahmaja për fitime të mëdha.

    Përgjigjjuni
    1. d
      denis

      Kjo është e vërtetë TRANSPORTI PUBLIK DUHET TI KALOI SHTETIT,boll u pasuruan mafiozët privatë...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Keshilltari

        Nje ore e me pare te behet shteterore

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zeusi.

          Nuk u ngopën,u dalçin nga hundët.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Doktori

            Une nuk mund ta kuptoje perse e kane privatet???? Amerika e ka shteterore! Kalojeni urgjent. Duhet dikush ta nis kete insiative!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tani

              E kane privatet sepse Shteti (Bashkia) nuk ka kapacitete per te formuar dhe mirembajtur nje Park Autobusesh te madh per transportin publik ne Tirane. Mungojne e para fuqia puntore dhe e dyta financimi. Une jetoj dhe punoj ne nje qytet ne Austri , rreth 300 000 banore. Vetem ne Komunale, ku perfshihet edhe transporti publik, punojne rreth 3000 persona. Vetem ne transport jane mbi 800 puntore (shofere autobusi, tramvaji, mekanike, dispecere etj). Bileta per nje ore kushton 3.20 Euro. Nafta eshte pak me e lire se sa ne Shqiperi dhe jo vetem ne kete kohe krize, po me vite rrjesht. Pjeset e kembimit te automjeteve jane me cmime te tregut evropian ashtu sikurse ne Shqiperi, pasi ne nuk prodhojme as krruajtese dhembesh. Rroga e nje shoferi autobusi ne Tirane , ne mos gaboj eshte diku 800 euro, ndersa ketu 2600. Shteti Shqiptar eshte kthyer ne kohen e feudalizmit dhe funksionon ashtu sic po funksionon. Nje rrumpalle ne cdo drejtim. Arsim, Mjekesi, Industri te lehte , e renda eshte zhdukur fare. Drejtesi etj. Une kam 33 vjet qe jam larguar nga Shiperia dhe punoj shofer autobusi ketu, ti zoteri qe mbase je edhe doktor ne USA, sa vjet ke qe je larguar dhe ne cilen bote jeton apo ke jetuar qe nuk ja paske idene se si funksionon Shqiperia ?

              Përgjigjjuni
              1. D
                Doktori

                Terhiqem!!! Le te vuaj privati.Le te shpetojme shtetin!!! Me gjithe ato shifra qe na solle o "TANI" e tmerrove shtetin!

                Përgjigjjuni
            2. B
              Besimtari

              Shume sakte... Ta beje shteti Me mire ska...

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje