Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”, Bashkia e Tiranës: Janë mobilizuar të gjitha strukturat, dëmshpërblim për orenditë dhe pajisjet

16 Prill 2026, 15:13Sociale TEMA
Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”, Bashkia e Tiranës:

Dhjetëra familje kanë mbetur pa një çati mbi kokë pas zjarrit që përfshiu pallatin në kompleksin “Arlis” në Tiranë. Për situatën sqaroi sot drejtori i Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, Dritan Dango, i cili tha se institucioni ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe ka qenë në terren që në momentin e parë për evakuimin e banorëve.

Sipas tij, Bashkia kishte përgatitur menjëherë të gjitha ambientet për strehim emergjent, duke përfshirë qendrat sociale, shtëpitë sociale, palestrat e shkollave dhe, në rast nevoje, edhe konviktet. Ai theksoi se ligji kërkon që brenda 48 orëve banorët të sistemohen, por në këtë rast vendimi u ka mbetur vetë familjeve.

“Në rast emergjencash, ligji e thotë që banorët evakuohen dhe strehohen në qendrat sociale që ka Bashkia Tiranë, në banesat sociale, nëse janë të lira, palestrat e shkollave dhe më pas konviktet. Ne bëmë gati të gjitha ambientet, por vendimi u mbetet banorëve të pranojnë ose jo të strehohen në ambientet që kemi në dispozicion. Asnjë banor nuk ka pranuar, por pyetja e tyre ka qenë mbi kur do të mbarojë pallati” tha ai.

Duke folur për hapat e mëtejshëm, Dango tha se çështja do të trajtohet me faza, dhe pas fazës së parë vjen procesi i dëmshpërblimit. Duke sjellë në kujtesë rastin e zjarrit tek Ish-Parku, ku u ndoq e njëjta procedurë me pritjen e ekspertizës dhe hartimin e inventarit të dëmeve, Dango sqaroi se Bashkia mbulon dëmshpërblimin për orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, ndërsa për dëmet në strukturë dhe fasadë po vijojnë kontaktet me kompaninë ndërtuese dhe pushtetin qendror për të përcaktuar përgjegjësitë.

1 Komente

  1. F
    Fshatari

    "dëmshpërblim për orenditë dhe pajisjet" Domethene do te paguaj une dhe bashkfshataret e mi per orendite e tyre. Nderkohe ata qe jane te siguarua do te marin dhe parate e siguracioneve dhe ata qe nuk jane siguaru kursyen parate e siguracionit dhe u demshperblyen nga ne fshataret. Si gjithmon bara e cdo idiotisie te qeverise rendon mbi ne fshataret si taksapagues.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje