Djegia e pallatit, Shabani: Zbuloi se institucionet janë të papërgatitura. Task Forcë për sigurinë e banesave në kryeqytet

16 Prill 2026, 10:25Sociale TEMA
Djegia e pallatit, Shabani: Zbuloi se institucionet janë të

Avokati i Popullit Endri Shabani prezantoi sot raportin vjetor të institucionit që ai drejton, ku ndër të tjera tha se zjarri i rënë në pallatin pranë QSUT-së “zbuloi se institucionet janë të papërgatitura”.

Nga hetimi paraprak i yni kemi konstatuar probleme me pushtetin vendor. Kemi ngritur një Task Forcë për të hetuar sigurinë e banesave në kryeqytet. I kemi bërë thirrje Bashkisë Tiranë që menjëherë të strehojë banorët përmes programeve të strehimin social”, u shpreh Shabani.

Disa nga gjetjet kryesore të Raportit 2025 sipas Avokatit të Popullit janë: “Numrin më të lartë të ankesave institucioni ynë e merr për Kadastrën. Qytetarët presin dëmshpërblim edhe për përmbytjet e vitit 2010.  Qytetarit presin mesatarisht 4 vjet për një vendim gjyqësor.  Burgjet janë të mbipoulluar.  Shqetësues është trajtimi i të miturve në protesta. Ata janë pyetur në komisariate pa praninë e prindërve. Shërbimet në administratë, janë bërë më të vështira prej digjitalizimit”. 

2 Komente

  1. K
    Keshilltari

    Po kur u be dhe ky puftja te beje kritika e te jape mend qe nuk ja ka idene e shtetit e funksionimit te tij

    Përgjigjjuni
    1. C
      Celsi

      Me ate pallen qe keni emeruar ne institutin e ndertimit Artan Shkrelin nje debil i lindur, cfare prisni.Pas termetit filluan kontrollet dhe pastaj cdo gje pause.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje