Avokati i Popullit, Endrit Shabani, i është drejtuar sot Bashkisë së Tiranës me një shkresë, përmes të cilës kërkon garantimin e strehimit të përshtatshëm për të gjithë banorët e prekur nga zjarri në kompleksin “Arlis”.
Në letër, Shabani kërkon trajtimin e familjeve të ngelura të pastreha me bonus qiraje.
“Familjet e mbetura të pastreha nga zjarri i rënë në pallatin e kompleksit ‘Arlis’, vlerësojmë se duhet të trajtohen në mënyrë të menjëhershme me një nga programet e strehimit social, më të përshtatshëm, të parashikuar në nenin 11, të ligjit nr. 22/2018. Më konkretisht, përfitimi i bonusit të qirasë për këto familje derisa atyre t’i sigurohet strehimi i përshtatshëm përmes meremetimit të banesave, do të ishte zgjidhja e duhur dhe koherente për vetë zhvillimet që lidhen me këtë rast”, thuhet në letër.
Por, letra e Avokatit të Popullit ka ardhur me vonesë, pasi nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës i ka marrë tashmë masat lidhur me çështjen e strehimit të banorëve të pallatit në fjalë. Ata do të trajtohen me bonus qiraje deri në një vit. Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, Dritan Dango, tha se për të mundësuar këtë po bëhen ndryshimet ligjore që brenda muajit vendimi të kalojë në Këshillin Bashkiak.
“Drejtoria e Shërbimit Social, e Strehimit dhe Juridike janë duke përgatitur një program për bonus qiraje. Aktualisht, bashkia ka vetëm dy programe, por banorët e pallatit në fjalë nuk përfitojnë dot bonus qiraje për shkak se kanë pronë dhe nuk e përmbushin detyrimin ligjor. Prandaj, do të hapet një program i veçantë bonusi qiraje vetëm për këto familje”, tha Dango.
Do justifikojë edhe Paraziti i Popullit rrogën tani, çfarë me bërë?
Po ku i gjejne keto lloj njerezish dhe I vendosni ne pozita qe nuk i meritojne dhe bejne pis vendin dhe kane pagesa marramendese te pa merituara
I doli gjumi shabes , shko pi uje njehere o delirant
Ato parate e bonusit do ti paguaj Avokati i Popullit nga parate e tija personale? Se po tja kerkosh Bashkise , parate e Bashkise jane taksat tona, nuk jane te Avokatit te Popullit. MOS PREKNI PARATE TONA. Ata jane parate mbledhura nga djersa e gjaku i punes tone. HAJDUTE, QE NUK U NGOPET DUKE NA VJEDHUR.
Do dhe ky të duket si kofini pas të vjelit. Kujt nuk i vjen për të vjellë nga këto skuthërira? E ka marrë vesh çfarë përgatit bashkia dhe ai përpiqet t'u përvetësojë nismën sociale.