FOTO/ Rama: Rilindet shkolla “22 Tetori” në Berat, laboratorë modernë e kushte bashkëkohore për 500 nxënës

17 Prill 2026, 09:30Sociale TEMA
FOTO/ Rama: Rilindet shkolla “22 Tetori” në Berat,

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e rikonstruksionit të shkollës Shkolla “22 Tetori” në Berat. Rama ka ndarë disa fotografi në Facebook, ndërsa thekson ofron të gjitha kushtet për nxënësit.

Sipas tij, shkolla tashmë e rilindu do t’u shërbejë rreth 500 nxënësve, duke ofruar kushte bashkëkohore mësimore, laboratorë modernë si dhe hapësira sportive dhe komunitare.

“Dhe me rilindjen e shkollës ‘22 Tetori’ në Berat, e cila do t’u ofrojë rreth 500 nxënësve kushte bashkëkohore, laboratorë modernë dhe hapësira sportive e komunitare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

5 Komente

  1. N
    Nje ish nxenes I shkolles se vjeter 22 Tetori Bera

    Po pse o Rame harxhoni paret Po shkolla 22Tetori ne rregull ishte ? Mos Gaboj pas 90-tes eshte bere e re , bukur kishte dale ! I keni ndruar vendin se ka qene me posht dhe mire keni bere ishte shume e vjeter me gjithate ne ate shkolle kane mbaruar plot nxenes te shkelqyer sot jane te moshuar , nje nga ata nxeness te shkolles se vjeter jam edhe Une ? Respekt per mesuesit tane te shkelqyer ndoshta edhe nuk jetojne me drejtoreshe Gjena Toromani qe kane nxjere nje breze te formuar . Flas per vitet 1956 e deri sa erdhi 90-ta ...!!! I kujtoj me Nostalgji , mund te ishim fukarej por te lumtur dhe te etur per dije ???

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gezim Mahilaj

      E ke gabim ! Edhe pse thua qe ke qen nxenes i kesaj shkolle, gabon. Shkolla "22 Tetori" vertete ishte e mirembajtur, por ajo eshte ndertuar e vene ne funksionim, vetem ne vitin 1965. E vetmja gje qe mund te them eshte ! Mire uren e ndertuam, te re e te bukur, po lumin ku do ta gjejme ?

      Përgjigjjuni
      1. R
        Reply to Gezim .....!

        Gezim Mahilaj , mbiemer i degjuar , duhet te jeshe nga Skrapari me origjine ? Ne vitin 1959-te kam mbaruar klasen e 7-te tek Shkolla e vjeter 22Tetori , ka qene vetem shkolle 7 vjecare , gjimnazi behej ne L. Murat Celepi "Ajet Xhindole "ka qene emri dikur ne kohen time i bere i ri ? Une jam larguar nga Berati ne fillim te vitit 1968, mbase jam gabim nuk mbaj mend te jete ndertuar shkolla e re 22Tetori ne vitin 1965 -se ? Pas 90-tes kur jam kthyer me ka rene ne sy shkolla e re e ndertuar bukur , evjetra ka qene me poshte me oborin e vete ku benim fiskuituren e mengjzit dhe Drejtoreshe e kesaj shkolle ka qene per ate kohe Gjena GjoguToromani me mesues te vjeter ne moshe edhe te rinj qe per ne nxenesit e asaj kohe ishin si prinderit e dyte per ne nga edukimi dhe trajtimi qe jepnin , kishim cfar mesonim , ishin pasqyre ku ne shiheshim per dite .! Shkollen e re e kam soditur nga jashte e bukur , ndryshimi i vetem ishte vendi i nderuar me lart nga shkolla e vjeter , edhe mund ti ngateroj vitet , nuk kam mbajt evidence por viti 1965 qe thoni ju dhe kur une e kam pare pas 90-tes mu duke e bukur dhe shume e re ??? Rendesi ka qe kjo Shkolle te nxjere dhe te edukoje nxenes te mire si dhe mesuesit te jene ne nivelin e duhur , te jene pasqyre ku te shihen BREZAT e ardheshem ? I uroj Mesueseve te kesaj shkolle EDUKIM te mbare femjeve te popullit , kjo eshte e rendesishmja se dhe kohet kane ndryshuar bashke me kohen edhe njeriu ???? Respekt

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gezim Mahilaj

          Mirenjohje dhe respekt !

          Përgjigjjuni
      2. r
        ropezi@

        Shkolla 22 Tetori sa per tju kujtuar eshte ndertuar nga fundi i vitit 1964 ate vite une kame qene ne vit te pare gjimnaz ,bile disa muaj ne i beme tek shkolla THIMI TANI muajet shtator dhe tetor ne muajin nendor u inagurua shkolla e re 22 Tetori .Kjo shkolle nuk ishte vetem gjimnaz po edhe tete vjecare e perzier .drejtori i shkolles ishte zoti Sotiraq Bojaxhiu.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje