Banorët e prekur nga zjarri i rënë në kompleksin “Arlis” në zonën e Farmacisë 10 kanë nënshkruar sot një peticion, ku kanë shtruar disa pika.
Kërkesat e tyre konstatojnë me dëmshpërblimin e qirasë derisa apartamentet të rindërtohen dhe formalizimin e çdo detaji të këtij procesi.
Ata i kushtojnë rëndësi të theksuar edhe certifikimit dhe kolaudimit të sistemeve të sigurisë elektrike dhe asaj kundër zjarrit apo fatkeqësive të tjera natyrore.
Përshëndetje banorë të kompleksit Arli! Mendoj se kërkesat tona të përmbledhura, janë si më poshtë:
Ekspertizë e pavarur dhe e detajuar teknike për të vlerësuar sigurinë e materialeve termoizoluese të përdorura në fasadë.
Zëvendësimi i menjëhershëm i çdo materiali të rrezikshëm me materiale të certifikuara dhe rezistente ndaj zjarrit, sipas standardeve europiane.
Audit i plotë i sistemit të mbrojtjes kundër zjarrit, përfshirë: sistemet e alarmit, pajisjet e fikjes së zjarrit, rrugët e evakuimit.
Transparencë nga kompania ndërtuese, mbi materialet e përdorura dhe kontrollin e cilësisë gjatë ndërtimit.
Përgjegjësi ligjore dhe administrative, nëse konstatohet neglizhencë apo shkelje e standardeve të sigurisë, për mos certifikimin e impianteve elektrike, etj.
Zhdëmtimi i të gjithë banorëve dhe bizneseve të dëmtuara.
Kontratat e porosisë të formalizohen pranë noterit.
Apartamentet të rikthehen në gjendjen e mëparshme, sipas përmbajtjes së kontratës.
Të sigurohet strehimi dhe të mbulohen shpenzimet e qirasë për banorët, apartamentet e të cilëve janë dëmtuar/djegur.
Kompleksi të pajiset me hidrantë dhe fikse zjarri funksionale, pasi aktualisht kanë qenë jashtë funksionit…
Doja të shtoja që Normat e Sigurise Europiane EN, duhen përdorur tek ne si në çdo vënd Europian, psh:
Detytimi i Kontrollit të instalimeve, ujë, energji elektrike, gas, ashensor etj:
Për gjithë instalimet e kryera, duhet certifikata Sigurie dhe garancie sipas standardeve evropiane.
Duhet me vërtet një projektligj, që pas e shumta 20 vitesh të kryhet kontroll i detyrueshëm i gjendjes së gjithë instalimeve të kryera.
Salvavita e detyrueshme për gjithë Instalimet elektrike qendrore dhe në çdo banesë.
Matja e tokëzimit, i cili është pjesa me rëndësishme e të gjithë instalimeve elektrike.
Me respekt,
Banorët e pallatit “Arlis”
(Tiranë, zona “Farmacia 10”)
Eh more njerez , po pse e publikuat kerkesen tuaj ketu tek Tema , a nuk e dini se ketu parimi i komentuesve eshte :"....kush proteston eshte salist...o hej o hej....."......vetem kur u vjen zjarri te bytha e tyre , ndryshojne keta !!!!!
O k. E kupton se po ja kerkojne ndertuesit ?!
Ndërtuesi nuk ka asnjë përgjegjësi nëse ka projektin e aprovuar sipas normave ligjore në fuqi dhe nëse godina është e kolauduar dhe autorizuar shitja dhe banimi. Nëse dikush hdhet nga kati i fundit të pallatit ndertuesi eshte pergjegjës ? JO. Kjo levizje mashtruese dhe jashte rregullave fsheh parregullsitë e gjithë sistemit nga studimi gjeollogjik,projektimi,plani rregullues,aprovimi,provat statike,kolaudimin.Per te mbuluar sistemin e korruptuar pa asnje kontroll,kane bere marrveshje me kostruktorin te pranoje pasivisht duke i premtuar ta kompensojne me forma tjera gjithmone jo ligjore qe jane praktike dominuese ne shqiperi.
Ore mire ekeni I Por duhen akoma masa sigurie… qe Jane te rendesishme…. Ajrosja e tere shkalles ,Rouget e komunikimit te mjete emergjente si ambulance,zjarrfikese,…..etjetj
peticion per ke? e blene ne ate gjendje apartamentin, pa shkalle rreziku dhe pa mbrotje. Dhe nuk paskan patur as siguracion, tani flini jashte.
Shumicen e kerkesave i ke te drejta, por ato qe kane te bejne me kontrollet dhe standartet pasi ndertuesi e ka shitur pallatin dhe ai edhte bere prone e bleresve jane prerogativa e asamblese se pallatit dhe administratorit, qe kerkojne edhe leke! Per zbatimin e tyre nje banor ne perendim paguan rreth 200 euro ne muaj takse!
Vete banoret kur blejne shtepine duhet te kene çertifikaten e lejes se banimit e cila presupozon qe shtepia i ploteson kriteret teknike dhe eshte e gateshme per banim.Shitjet duhet te perfshijne edhe siguracionin(ndaj zjarreve,termeteve dhe vjedhjeve)keto duhet ti nder rregulloje noteri.Po keshtu policia bashkiake jjep dhe adresen per personat qe do banojne ne te apo qellimin e blerjes se objektit.Per çdo banor te shtuar ne banese merret perseri leja e banimit.