Të gjitha ndërtimet e reja në Shqipëri, si dhe godinat që do t’i nënshtrohen rikonstruksioneve të thella, do të kenë një detyrim të ri ligjor: pajisjen e detyrueshme me infrastrukturë të brendshme për fibër optike. Kjo është vetëm një nga risitë e projektligjit të ri “Akti i Infrastrukturës Gigabit”, i cili sapo është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky draft, i cili pritet të zëvendësojë ligjin e vitit 2016, synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me Rregulloren e re të Bashkimit Evropian (2024/1309), duke i hapur rrugë një revolucioni të vërtetë digjital dhe rrjeteve 5G.
Fundi i “monopoleve” në godinat e banimit
Një nga ngërçet më të mëdha për qytetarët dhe operatorët e telekomunikacionit ka qenë aksesi brenda pallateve. Shpesh, ndërtuesit ose administratorët e godinave krijonin pengesa ose monopolizonin hyrjen e operatorëve të caktuar.
Projektligji i ri i jep fund kësaj praktike. Sipas Kreut VIII të draftit, krijohet detyrimi që brenda dy viteve nga miratimi i ligjit, çdo ndërtim i ri duhet të ketë një “Pikë Aksesi” të dedikuar për rrjetet e kapaciteteve shumë të larta (VHCN). Madje, parashikohet vendosja e një etikete vullnetare “Gati për fibër” (Fiber-ready) për godinat që plotësojnë këto standarde teknike, një element ky që mund të rrisë edhe vlerën e vetë pronës në treg.
“Çdo sipërmarrës ka të drejtë të ndërtojë, me shpenzimet e veta, rrjetin e tij deri në pikën e aksesit në infrastrukturën fizike në godinë,” theksohet në relacionin e firmosur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, duke garantuar kështu konkurrencën e lirë dhe mundësinë e zgjedhjes për qytetarin.
Ulja e kostove dhe “pika e vetme e informacionit”
Për të shtrirë fibrën optike sot kërkohet kohë, kosto të larta për gërmime dhe një burokraci e rëndë për lejet e ndërtimit. “Akti i Infrastrukturës Gigabit” i detyron operatorët publikë dhe privatë (përfshirë ata të rrugëve, ujësjellësve, apo energjisë) që të ndajnë infrastrukturën e tyre fizike me kompanitë e telekomunikacionit.
Nëse një rrugë po hapet për të shtruar tubacionet e ujit, palët duhet të koordinohen që në të njëjtin kanal të kalojnë edhe tubat për fibrën optike. Kjo jo vetëm që do të ulë ndjeshëm kostot financiare për kompanitë—kosto që në fund përkthehen në tarifa më të lira për internetin—por do të shmangë edhe fenomenin e hapjes dhe mbylljes së të njëjtës rrugë disa herë.
Për të menaxhuar këtë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) do të ngrejë një “Sistem të Përqendruar të Informacionit”. Këtu, çdo operator mund të shohë rrjetet ekzistuese dhe punimet publike të planifikuara, duke eliminuar kërkesat e paarsyeshme dhe vonesat burokratike.
Ky ligj nuk është thjesht një nevojë e tregut të brendshëm, por një detyrim i panegociueshëm në kuadër të anëtarësimit në BE (Kapitulli 10: “Shoqëria e Informacionit dhe Media”). Qeveria ka marrë angazhim përmes “Agjendës Kombëtare të Reformave 2024–2027” që të krijojë një shoqëri digjitale të sigurt dhe të aksesueshme.
Drafti aktualisht është i hapur për 20 ditë pune për komentet dhe rekomandimet e grupeve të interesit. Nëse miratohet siç është propozuar, ai do të shënojë fundin e epokës së kabllove kaotikë nëpër qytete dhe fillimin e një epoke ku interneti gigabit trajtohet si një shërbim bazë jetik, njësoj si uji dhe energjia elektrike.
Nje nga premtimet e Lali Pehrit. Po e realizon nga burgu. Nji bravo e madhe!
Ore ça fundi thua! Nga sa ke shkrojtur tregon se fundi nuk duket....... E para, ligji nuk është shkruajtur ende....... E dyta, mbasi të shkojë në parlament, andej nga vjeshta, duhen dy vjet që ndërtuesit të fillojnë që të bëjnë instalimet e tubacioneve ku do futen kabujt..... Këto ndërtime që fillojnë pas tre vjetësh, duan nja tre vjet të tjera të përfundojnë.... U bënë gjashtë. Dhe nja tre vjet do tu lihet afat kompanive të internetit. Vajti 10 vjet.........Mbas 10 vjetësh nuk ka më internet me kabuj..... . . Ja që I harxhuar kot letrën dhe bojën për ligjin.
Kete faze te inkasimit te tubacioneve nentokesore Japonia ka dekada qe e ka realizuar. Shpesh e kam permendur planin e urbanistikes ne ndertim" u kry shpejt e shpejt", per efekt te ngritjes se " bankave fantazem" qe do qarkullonin perfitimet, te cilat pasi te ishte plotesuar fondi i nevojshem me " parate fantazem" do kalonte ne faza qe do te kapte te gjithe sektoret e ekonomise. Por kur plani i urbanistikes studiohet me vizion largpames dhe ligjerisht i rregullt, atehere ju do me jepni te drejte, Tube i Londres u ndertua ne shekullin e 18, kur Londra i kishte ndertesat baraka druri, ( ne 1666 Great Fire). Pas ndertimit te metrose si dhe tunelit te inkasimit te gjithe tubacioneve, filloi ndertimi i metropolit qe ju " magjepseni" sot...
Epo ne jemi akoma ne vitin 1666 (duke llogaritur prapambetjen), bile edhe 50 vjet anash ???? (duke llogaritur metrone)
Para shum vitesh ish/Bashkiaku i Tiranes, cunaku-Basha. Neshkroi nje grand te madh qe u akordua nga qeveria Japoneze, per rregullimin dhe sistemimin e te gjithe sistemit te kanalizimeve te Tiranes. C`ka ndodhur me ate investim Japonoze? A eshte realizuar ai projekt?
Jo vetem kaq. Ligji nuk detyron ndertesat me te vjetra te azhornojne menyren me kabell te 'fshehte'.
prolekt-Ligje, ..... Ligje ..... copy-paste nga BE e/o l(l)angosje me shqepje-qepje e riqepje te pak nga disa vende te BE-se (?!) ....., gjithsesi cdo mbetet ne LETER ....., prodhohen vetem LETRA, = NUK KA KONTROLLE, TESTE TEKNIKE, TESTE LABORATORIKE, CERTIFIKIME MBI BAZA REALE te kryera prej SPECIALISTESH PROFESIONALISHT te VERTETE e te PAVARUR nga MERIMANGAT HELMUESE te egersirave, te organizuara ne banda me kollare, te lidhura me DYSHEN Sa-Leeh e Ed-ver (nen efektin e ALKOOLIT / TYMIT te PUROVE te SHTRENJTA / PLUHURAVE te GJITHFARSHEM e/o te GJITHENGJYRSHEM neper KLUBE e/o RESTORANTE, duke qenduar online NE TRANKSAKSIONE ME LLOGARI TE BANKARE NE VENDE TE TRETA .....) = si kembenguli Kryeministri Edvin Kristaq Rama ne podcast-in e tij te djeshem : ¨Flaket s'kishin lidhje me materiale e ndertimit ...., ato kane ardhur nga importi dhe jane te certifikuara ..... ?! ?! ?! ?! ?! ......¨ = Kur do i coje populli shqiptar keto mashruesa e hajdute me cizme te pakten ne Spitalin 5 ?
prolekt-Ligje, ..... Ligje ..... copy-paste nga BE e/o l(l)angosje me shqepje-qepje e riqepje te pak nga disa vende te BE-se (?!) ....., gjithsesi cdo mbetet ne LETER ....., prodhohen vetem LETRA, = NUK KA KONTROLLE, TESTE TEKNIKE, TESTE LABORATORIKE, CERTIFIKIME MBI BAZA REALE te kryera prej SPECIALISTESH PROFESIONALISHT te VERTETE e te PAVARUR nga MERIMANGAT HELMUESE te egersirave, te organizuara ne banda me kollare, te lidhura me DYSHEN Sa-Leeh e Ed-ver (nen efektin e ALKOOLIT / TYMIT te PUROVE te SHTRENJTA / PLUHURAVE te GJITHFARSHEM e/o te GJITHENGJYRSHEM neper KLUBE e/o RESTORANTE, duke qenduar online NE TRANKSAKSIONE ME LLOGARI TE BANKARE NE VENDE TE TRETA .....) = si kembenguli Kryeministri Edvin Kristaq Rama ne podcast-in e tij te djeshem : ¨Flaket s'kishin lidhje me materiale e ndertimit ...., ato kane ardhur nga importi dhe jane te certifikuara ..... ?! ?! ?! ?! ?! ......¨ - - - - - = Kur do i coje populli shqiptar keto mashruesa e hajdute me cizme te pakten ne Spitalin 5 ?
Ore lere ligjin e ri por ato kabllot ajrore qe shtohen cdo dite mbi kokat tona dhe qe duken si zorre bagetish te varura a do hiqen. E kuptoni se lagjet duken si lagjet e Kabulit ????? Shpesh mbi keto kabllo qe quhen fibra optike femijet hudhin ndonje shall apo pantallona. Eshte skandal i vertete. Edhe keto kompanite qe ofrojne sherbim interneti te thone ta marresh kabllin nga dritarja. Imagjino ca bejet vetem tela qe kane rrethuar pallatet.
Kabllot e current jane per ju " qe nxini mend mire"!!! Do te thote ne nje ambient te lagesht te pasuruar me jone te ngarkuara ( charge), fijet e zhveshura arrijne percjellshmerine me te larte te elektricitetit duke krijuar " mikrozona" te fushes induktive elektromagnetike. Ti mund te perfundosh me dhimbje koke, cervikal te demtuar, semundje virusale te efektit airborne virus rezultat i " mikrozonave" induktive... Nuk i heqin jo, jane " fondet" e korrentit per zhvillimin e " vrullshem" te bankes se OSHE.
VkM u be kur erdhi Rama ne pushtet ,brenda vitit duhet te futeshin kabllot nen toke ,por pasi kaloi nje vit u shty dhe pastaj dhe nje tjeter ,dhe si per shume gjera qe ka premtuar bythqiri rilindjes pas 12 vjetesh fillon prape nga e para ,keshtu nuk eshte bere dhe me strategjine ushtarake pas pese vjetesh vjedhin cfare premtojne dhe pastaj perserisin te njejtat gjera
Por ka bere shume mire sistemin e kontrollit dhe pageses se taksave...bq
Shqipëria me standarte Nuk ka faj ndërtusi thotë palloshi Dhe digjet pallati si kasht ( çmimi nga 2010 deri tani është 4 fishuar) Ri në Shqipëri po deshe
U kujtuat hetët. Në këtë drejtim ne jemi fundi i botës.
Ligj per pallatet e reja,po keto pallate e vila ekzistuese qe eshte e gjithe tirana??????
O Shqipëri e gjorë, turp me kabllot, me plehrat, me kanalizimet, me ujrat e zeza buzëdereve liqeneve me atë popull të zot që lutet për punë me pagë të drejtë e pushim të merituar , me familje që duan të krijojnë fermat me bukën e tyre, frutet e punës!!!!! Pse kështu ??
Problem nuk jane kabllot brenda pallatit. Problem jane kabllot qe shkojne drejt pallatit dhe jane si rrjete merimangash mbi rruge. Ato si do zgjidhen?!
VETEM PALLATET E REJA QE NDERTOHEN SHUME LARG QENDRES ????? PO KETO NE GJITHE TIRANEN KESHTU DO TE VAREN ?
Shpejt u kujtua qeverria…
Po mirë, ç'lidhje ka Fibra Optike me rrjetin 5G? Apo, ç'i qi tëmën, mjafton të shkruajmë.
Pse vella çfare eshte rrjeti 5G, dhe me se vjen ky rrjet e di apo jo.
E ka llafin jo per Tiranen besoj, se me Tiranen je teper vone o Ministri. Tani shif andej nga qytet e tjera ose tek paketa maleve.. e fushave...
kush i heq keto kabulla ne shqiperi do emeruar minister seshte kollaj
Pordhë me rigon....turpi i botës Tirana është mbytur nga merimanga me telat e kompanive të telekomunikacionit dhe e kanë bërë vëndin si Kandahar... KJO NUK ZGJIDHET ME GËNJESHTRA E BLA BLA BLA... KJO ZGJIDHET VETËM ME NJË AKSION URGJENT DHE KONKRET...