Kanaçembledhësi amerikan

14 Gusht 2022, 12:54Sociale Orest Çipa

Kanaçembledhësi amerikan

Dje,

kur jetoja në Shqipëri, më ka ngjarë shpesh, që sa herë i mbyllja qepallat e syve dhe doja të mendoja për një realitet tjetër, më të mirë se ai i Tiranës, më shfaqeshin rrokaqiejt e New York-ut, hera-herës plazhet ekzotike të Miami-it apo vende të tjera të cilat e plotësojnë ikonën e asaj Amerikës që ne të gjithë e kemi në imagjinatën tonë kur jemi aty . 

Në këtë imagjinatë, nuk të shfaqen ato që ti nuk do të shfaqen. Ti projekton, regjizon, aktron. Gjithçka siç e do vet!

Nga ana tjetër, në këtë "film" me metrazh të shkurtër, subkoshienca jonë nuk e do të varfërën, të keqen, të vyshkurën, etj etj .

Pra, këto "haluçinacione" të cilat i krijojmë me vetëdashje të plotë për të ikur nga e padëshirueshmja (realiteti në Shqipëri) janë një copëz Parajse për të ngushëlluar shpirtin, në atë çast frymarjeje, në atë gërmadh realiteti.

Sot,

fati e deshi që këtë ëndër ta shoh me qepallat hapur por me pjesën që unë kurr nuk ja bashkëngjita imagjinatës!

Mirëpo, kjo hapsirë e dyskajshme, midis të ëndëruarit të realitetit imagjinar dhe të jetuarit të realitetin "të prekshëm" është konfuze, e bukur, e athët, aventureske, me ngjyra, bardh e zi, është e shumëllojshme për nga ndjesia dhe perceptimi, derisa i bindesh të vërtetës dhe e jeton atë me të gjitha kontrastet e saj.

Sidoqoftë, tani  jam këtu.

Para meje në rrugën e 72-të të Mahattan-it lindor, në shëtitoren e tretë, u gjend një kontrast i ri nga ata që nuk e "thurrëm" më lartë.

Një mesoburrë i cili kishte përhumbur midis "thesarit" të vet! 

E pash me shumë kuriozitet dhe vendosa ti afrohem e ta pyes lidhur me punën që bënte. Mu duk interesante që këtu në SHBA të intervistoja një njeri i cili është e vështire ti vësh një emër punës që ai bën pa dashur për ta paragjykuar ( personin dhe punen). Ju afrova dhe ju prezantova, me shumë kujdes i shpjegova qëllimin tim dhe pa humbur kohë nisa ta intervistoj .

Si e ke emrin?

William

Sa vjeç je ?

Jam 65-së vjeç. Ja, ky burri që sheh ti, ky këtu para teje, është një plak pa shkop që punon si djalë i ri.

Sa vjet ke që bën këtë punë?

Kam ekzaktësisht 20-vite. Më kujtohet sikur të ishte sot!

Kam dalë në pension të parakohshëm 3-vjet më parë sepse shteti me paguan 85-përqind të pensionit, por më duhet të punoj për të jetuar.

Si është të mbledhësh kanaçe,si ja nise kësaj pune?

Histori e gjatë...

Erdha në New York 20-vite më parë, dikush më vodhi zemrën dhe mu desh të vija këtu.

Rrash në dashuri dhe nuk kishte "shpëtim". Kam qënë dhe unë i ri si ty,  më i bukur biles.

Vidhja zemra majtas e djathtas por erdhi dita që e pësova si gjithë të tjerët.

A e di?!  Është e embël dashuria, të lezeton, pastaj hidhrohet, e ndonjëherë përfundon duke shtyrë këtë karocën me bidona e kançe.

A ke bërë ndonjë punë tjetër ?

Po, kam qenë farmacist, por fatkeqësisht nuk mund ta ushtroj më këtë profesion

C'farë ndodhi?

S'di nga t'ja filloj! Nuk është e lehtë të flasësh kur je zemërthyre!

Ty s'të njoh, stë kam gjë, plus që nuk ju besoj juve gazetarëve. Jeni gënjeshtar dhe intrigantë të mëdhenj.

Unë s'jam si këta gazetarët amerikan( i thashë si për ta bindur) , jam nga Shqipëria. Nuk gënjejmë ne, pastaj ,këtu askush nuk në njeh mua.

Megjithatë, nëse nuk ndihesh rehat, nuk dua të vendos gishtin mbi plagët e tua.

U njoha me dashurinë e jetës time, siç të thashë edhe më përpara dhe mu desh të vija në New York. Me bashkëshorten time ne patëm një jetë të thjeshtë, të lumtur dhe bëmë 3-re fëmijë.

Mirëpo, përallat nuk zgjashin shumë. Ajo, ëngjelli im, një ditë prej ditësh u sëmur dhe të nesërmen u nda nga kjo botë.

Ishte shumë e rendë për mua. Unë Isha i pafuqishëm dhe përfundova në alkol dhe drogë.

Hap e mbyll syt ndryshoi ç'do gjë!

Fëmijet i morri mamaja ime në Tennessee, ndërsa mua mu hoq liçenca si farmacistit, pasi bëra disa gafa njëra pas tjetrës. Përfundova në burg ! Pasi dola, kjo Ishte mënyra më e lehtë dhe nuk duhej asnjë kualifikim.

Isha i dobët  dhe asnjëherë nuk bëra paqe me realitetin që mu krijua atëhere, edhe tani, kur bëhem keq, pi ndonjëherë, por kjo është jeta. Të vjen si të vjen…

Sa fiton për ç'do thes?

Për këtë thesin këtu, këtë me bidona plastik, fitoj 12-të dollarë, për këtë me alumin 20-të ndërsa për këtë me vazo dhe shishe qelqi 18-të dollarë

Sa orë punon ç'do ditë?

Punoj 6-të deri në 8-të orë në ditë, 6-ditë në javë. Nuk ankohem, më del, mbuloj shpenzimet e mia, ju dërgoj lekë edhe fëmijëve.

Sa e vështirë është të mbledhësh kanaçe dhe bidona,ça problemesh has gjatë punës ?

Ne që bëjmë  këtë punë e quajm njëri-tjetrit ( e thotë me ironi duke thumbuar vetveten, doshta për ti shtuar pak klas kësaj pune) koleksionist .

Ajo që të vret më shumë është paragjykimi i njerzve, kryesisht i njujorkezëve të pasur. Janë shumë arogantë! Nuk kapërdihet përbuzaj por këto janë rrethanat dhe kushtet e mia dhe unë e kam bindur veten tanimë.

Këto, gjërat nuk më bëjnë më pershtypje, por asgjë nuk është relative. Sot jam në humor të mirë nesër jam i fundosur në mërzi.

Përpos kësaj, ajo që të streson apo të ligështon, është se në ç'do rrugë ka "koleksionist riciklimesh", secili nga ne ka zonën e vet, është si në filmat me mafje, ( qesh) secili ka territorin e vet, kur hyn pa leje në zonën e dikujt tjetër do përballesh me pasojat!

Ka shumë vështirësi. Koha përshembull, nuk durohet  të ftohtit në dimer dhe vapa në verë.

Po shteti a të ndihmon?

Po, na ndihmon. Shteti na ka dhënë strehim falas dhe një vakt ushqimi , jetoj në Manhattan-in verilindor.

Qenke mirë?

Nuk e ke iden se çfarë po thua

Pse? Më fal nëse të ofendova!

Eshtë sakrificë e madhe të jetosh në godinat e strehimit publik, duhet të dish si të sillesh, askush nuk thotë gjë por për gabimin më të vogël përfundon në rrugë, posht ndonjë ure, në metro, apo në ndonjë qoshe pallati që nuk të zë shiu. Hajde provoje po ta mbajti !

Po oficerët e Policisë a të kanë ndaluar ndonjëherë për punën që bëni? A thyen ndonj ligj që merr gjera nga koshat e mbeturinave?

Jo, absolutish jo! Asnjeherë! Kur na shohin nuk na thonë asnjë gjë. Përkundrazi, unë mendoj, ndoshta e kam gabim, por mendoj se atyre ju vjen mirë që ne merremi me diçka. E them këtë se llogjikisht po mos të bëjmë këtë që bëjme, mund të përfundojmë duke vjedhur apo duke kanosur me armë ndonjërin për të jetuar. Ata janë rehat në jemi rehat. Nuk besoj se thyejm ndonjë ligj, këto janue hedhurina. Ne mbajmë familjet me këtë punë .

Ku i shet?

Ja tani për pak, midis shëtitores së parë dhe shëtitores së dytë në rrugën 70-të, vjen kamioni dhe i merr, na i jep lekët në dorë.

Ika tani se do bëhem von dhe dua të jem i pari në rradhë, po deshe hajde një ditë me mua që ta shohësh se ça bëhet në realitet.

Ndoshta vij një ditë, fatit asnjëherë si dihet i thashë William-it teksa zeri im humbi në zhurmën e kanaçeve dhe plastikës që kishte ngarkuar në karocën e tij.

13 Komente

  1. T
    Tonnini

    Ore eshte Ben Blushi ky gazeyari apo eshte stili i tij ?

    1. S
      Sadiku nga Prenjasi

      Asnjera… mos Shiko emrin Apo ate qe do te hedhesh balte, lexo shkimin Dhe edukohu! O koqe pas kuintave !!!!

      1. S
        Sadiku nga Prrenjasi kerkon koqet e mia.

        Po cpate me koqet e mia or byrazer. Do i marresh hua per mamane ?

    2. l
      laura

      Seshte i vetmi edhe femra shqiptare e kane bere kete pune per mbijetese, por ai qenka me fat qe e ka banesen fale, merr pension.

      1. V
        Vlonjati 12

        Po mire , o miku , bukur e ke treguar , po cili eshte morali a mesazhi i kesaj fabule ?

        1. B
          Balsha

          Ju me gjoksin me vrymë, nuk i kuptoni dot gjërat e thjeshta doni nga ato të komplikuarat. Puna është nder o njeri i mirë... Është kuptimi.

          1. c
            c..

            NUK ESHTE BLUSHI POR VETEM STILI I TIJ I NGJAJSHEM.

            1. c
              c..

              NUK ESHTE BLUSHI POR VETEM STILI I TIJ I NGJAJSHEM.

              1. e
                em

                PO TE VURI FATI PERFUND VETEM PUNA TE SHPETON,qofshin dhe kanocet .Puna nuk eshte turp. Vetem ne Tirane kane turp te pastrojne shkallet,te kuJdesen per te moshuar ,te punojne ne bujqesi etj.Ashtu vdesin per buke po hunden nuk e ulin.

              2. K
                Kris

                E shikoni sa zemer bardha jane qivurit shqiptare.I japin nje tenxhere grosh Benit dhe ai ecen neper gjume ne New Jork.Qytetari amerikan i papune ka ndihmen sociale,ndihmen mjeksore falas,Pagesen e apartamentit ujit dhe energjise.Neqoftese ka femije ka shtese 700 dollare kesh per cdo femije.Pa llogarritur ketu ndihmen nga fondacionet dhe shoqeria civile

                1. A
                  Artur

                  Paska vjedhur Ben Blushin

                  1. U
                    Une

                    Sa turp! Shkrim i vjedhur Blushit

                    1. d
                      dyshuesi

                      Edhe atje ezmeret u merkan me mbledhje kanaçesh! Pastaj ky merka pension 85 % per 15% te munguara e beka kete pune ? Kaq te vogel e paska pensionin ?

                      Lini një Përgjigje