Alimehmeti nxjerr përfundimet e CDC: Jeta e përditshme u dëmtua nga vendimet e ekzagjeruara, jo nga COVID

13 Gusht 2022, 14:22Sociale TEMA

Alimehmeti nxjerr përfundimet e CDC: Jeta e përditshme u dëmtua

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka bërë një përmbledhje të qëndrimeve të CDC duke theksuar se prej fillimit ka mbështetur parimet e vendimmarrjes individuale në raport me pandeminë, duke u bazuar mbi të drejtat dhe në analizat e bazuara në evidenca mjekësore.

Alimehmeti thekson se jeta e përditshme nuk u dëmtua nga COVID, por nga vendimet e ekzagjeruara politike të vendimmarrësve.

Statusi i plotë i Alimehmetit:


“Nëse thua të vërtetën, nuk duhet të mbash mend çfarë ke thënë.”

Cit.: Mark Twain

Dy vite e gjysëm iu deshën CDC që të kthehet tek e vërteta e mbështetur nga evidenca dhe që kemi diskutuar vazhdimisht.

Dy vite e gjysëm iu deshën CDC që të pranonte se duhet të mbështetemi mbi vendimet individuale.

Për dy vite e gjysëm kam mbështetur pa asnjë lëkundje apo mëdyshje parimet e vendimmarrjes individuale, duke u bazuar fillimisht mbi të drejtat dhe liritë kushtetuese dhe, më pas, duke u bazuar mbi analizat e bazuara mbi evidencat mjekësore.

Cilat janë ndryshimet madhore të bëra nga CDC më 11 gusht 2022?

Të ekspozuarit ndaj virusit nuk ka pse të karantinohen!

(Por vetëm pasi mbyllën krejt shtetet me dëme madhore sociale dhe ekonomike)

Për të pavaksinuarit jepen të njëjtat udhëzime si të vaksinuarit.

(Por vetëm pasi detyruan gjysmën e globit për t’u vaksinuar nëse donin të studionin, punonin, udhëtonin, etj.)

Nxënësit mund të qëndrojnë në klasë edhe nëse janë ekspozuar ndaj virusit.

(Por vetëm pasi detyruan fëmijët të masin temperaturën dhe të bëjnë teste të panevojshme dhe pasi detyruan prindërit të plotësojnë formularë të pakuptimtë apo të linin ditët e punës për të mbajtur fëmijët kot në shtëpi, pa llogaritur koston madhore te prapambetjes arsimore.)

Nuk rekomandohet më që të depistohen personat pa simptoma.

(Por vetëm pasi u harxhuan miliarda në testime dhe pajisje të kota si termometra apo tunele dizinfektimi, dhe vetëm pasi u humbën masivisht arritjet ekonomike, sociale dhe kulturore në shkallë globale.)

Burimi zyrtar i CDC, Dr. Greta Massetti deklaron:

“Ky udhëzues pranon se pandemia nuk ka mbaruar, por gjithsesi na ndihmon që COVID-19 të mos na dëmtojë më rëndë jetën tonë të përditshme.

E dimë që COVID-19 nuk do të largohet.”

Vetëm një korrigjim do të bëja:

Jeta e përditshme nuk u dëmtua nga COVID-19, por nga vendimet e ekzagjeruara politike të vendimmarrësve.

Disa prej këtyre vendimmarrësve i morën këto vendime nga padituria naive (se nuk dua të pranoj injorancën), por disa prej tyre thjesht e përdorën si pretekst pandeminë, për të çuar përpara axhendat e tyre.

Si përfundim:

Detyra e mjekut është të informojë në mënyrë korrekte komunitetin dhe pacientin, por jo t’i detyrojnë ata apo të marrë vendime për ta!

9 Komente

  1. A
    Aliu

    Koke e madhe shume je,si i zbulove te gjitha keto gjera qe nuk i mendon dot askush

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cili

      Shkrim perfekt.Bravo e madhe mjekut Alimehmeti.

      Përgjigjjuni
      1. r
        rrema

        Ky eshte ba tamom si ALIPAZARI...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arben

          ik ore mjek politikan! Nese me te vertete merr vesh nga mjeksia, duhet ta kuptosh qe CDC nuk merr vendme me hamendje por ne baze te numrave. Nuk mund te merrte kete vendim CDC ne fillimin e pandemise sepse numrat e infektimeve dhe shtrimeve ne spital ishin te tilla. Mos harro or koke qyp se tani jemi vaksinuar dhe boostur. Shoqeria ka mare imunitet dhe ndoshta virusi eshte zbutur nje cike. Me duket se je ne profesionin e gabuar. Futju me mire politikes dhe pastaj futja kot.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nina

            Doktori ka shume te drejte t Arben ja fut kot

            Përgjigjjuni
          2. B
            Baliu

            Ngjashem pat ndodhur edhe me "gripin e derrave" pra nja 10 vitesh. Vorbullat paten zgjatur rreth nje vit, kishte deklarata nga VIP-at se gjysma e njerezimit do te shfaroset. VIP-at thonin se vakcinimi eshte i domosdoshem, por atehere jo i detyrueshem. U paten shpenzuar miliarda per blerje vakcinash "jete-shpetuese", rreshta te gjate njerzish per tu vakcinuar etj. E kah fundi i vitit brenda nates u shpall lajmi se rreziku nga "gripi i derrave" kaloi. Mandej kryetarja e atehershme e OBSH pat deklaruar se: Eshte e vertete se kemi mbireaguar, por me mire eshte te mbireagohet, sesa te mos reagohet. Krejt kjo afere mbaroi me ket deklarate, kurse miliardat e shpenzuara per "vakcina" dhe shqetesimi i njerzeve se do te shfarosen nuk u permend me fare.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shaqo

              Si perfundim, qenka mjek IDIOT I KOMPLETUAR. Guxon e i kundervihet gjithckaje beri shkenca boterore gjate dy vjeteve e ne vazhdim per te mposhtur virusin e pakesuar vdekjet, ky meson njerzit si te vdesin. Turp keta lloj mjekesh. Mure Saliu se eshte drejt fundit fizik dhe u kerkonte njerezve te mos vaksinoheshin, po jy qe duket i ri fizikisht, qenka drejt fundit, i ka mbritur vdekja intelektuale.

              Përgjigjjuni
              1. k
                kasemi

                Na rrofte politika qe pordhon te tille mjeke, qe ashtu si ne lexojne artikuj ne internet dhe dalin ne media si shikesit me te medhej te botes. Keto do te jene mjeket qe duke u marre me partickat e sales do na shpetojne ne nga semundjet, lumte ne.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pirro

                  Nuk eshte ashti. Mendoj se eshte konkluzion i politizuar dhe jo mjekesor.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje