
Shqipëria ka dorëzuar pranë Këshillit të Evropës rezolutën e kaluar në Parlamentin shqiptar, kundër raportit të Dick Marty-t, me titull “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i organeve në Kosovë”, ku ish zyrtari zviceran flet për krime lufte të ndërmarra nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu ka mësuar mediumi Kosovo Online, i cili gjendet pranë Qeverisë serbe.
Sipas kërkesës së delegacionit shqiptar pranë organit të lartë evropian, do të kërkohet të përgatitet një raport i ri, për të zhbërë efektet e atij të Dick Marty-t.
Ky i fundit, është premisë direkte edhe e ngjizjes së Gjykatës Speciale, e cila ka çuar për gjykim në Hague drejtuesit e lartë të UÇK-së, pa akuzë.
Rezoluta kaloi në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, me 125 vota pro, duke bashkuar mazhorancën dhe opozitën në qëndrime.
Duke shqyrtuar raportin, në vijim të rrjedhës logjike, në dokument po ashtu shtohet se të gjitha pretendimet e ngritura nga Dick Marty në raport janë të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte.
Për rrjedhojë, ato duhet të cilësohen si të tilla nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.
“Për këtë qëllim propozojmë këtë ‘Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri’”, vijohet më tej.
Këshillit të Evropës, ndër të tjera, i kërkohet të distancohet nga akuzat e pa provuar nga hetimet ndërkombëtare sepse 11 vite pas hartimit të raportit, asnjë nga pretendimet e ngritura prej tij nuk është vërtetuar.
Gjithashtu i kërkohet Qeverisë shqiptare të mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi.
Në projektrezolutë përsëritet thirrja për të gjithë të interesuarit që të bashkëpunojnë me Mekanizmin Ndërkombëtar për kryerjen e funksioneve të mbetura të gjykatave penale (IRMCT), brenda juridiksionit të saj.
Dick Marty mik i ngushte i Sali Serbit!
Po Sali kufomen e pyetet ?? Ku e coni pa aprovimin e tij .....
Saliu eshte krenar se e ka votuar ne Keshillin e Europes te dhenat fallco te Dick Martine; mos harroni Fazlliçin e sa te tjera. Sali Berisha dhe Xhafer Deva jane heronjte e qelbesirave shqiptare. Keta dhe ata qe u vene prapa nuk do na bashkojne kurre, por do te jemi maje per maje me qelbesirat e atij kombi qe po lulezojn dhe sot si breshka . Kriminelat po na i bejne heronj ne emr te lirise =çthurjes! Kurre bashke as mbi toke e as nen toke me faren e qelbur shqiptare.
Dhe mendo qe evotoi duke qene doktorr Si eshte e mundur ta besonte ai se ne nje shtepi te zakoneshme mund te behen transplate organesh kur ato operacione kerkojne kirurg te zot por edhe aparatura te sofistikuara e ambiete sterile.