Sugjerimi i nutricionistes: Pini ujë të nxehtë në verë

11 Gusht 2022, 19:50Sociale TEMA

Sugjerimi i nutricionistes: Pini ujë të nxehtë në verë

Nutricionistja Diola Dosti u shpreh se gjatë stinës së verës duhet pirë ujë i nxehtë dhe kjo është shumë e rëndësishme.

“Në mëngjes filloj me një gotë me ujë të nxehtë si në temperaturën e çajit, i hedh brenda disa fara chia që të gjithëve ju duhen për të furnizuar trurin apo çdo qelizë, mund t’i shtoj pak xhinxhër, pak limon,” – tha Dosti për Euronews Albania ndërsa theksoi se mos konsumimi i sasisë së duhur të ujit do të çonte në plakje të parakohshme.

Nutricionistja sugjeroi gjithashtu që vakti i fundit të jetë në orën 18:00, ndërsa frutat këshillohet të konsumohen 30 minuta pas vakteve të plota.

1 Komente

  1. A
    Arzt

    Kjo s'di ç'flet. Sa per ngrenien e frutave nuk ka orar!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje