Pogradeci ‘tapë’ me seksizëm

11 Gusht 2022, 20:09Sociale TEMA

Pogradeci ‘tapë’ me seksizëm

Nga Vitjon Nina

Pogradeci ‘tapë’ me seksizëm

Pavarësisht se pushimet në zonat bregdetare shqiptare janë ato të cilat reklamohen më së shumti në sezonin turistik të verës, pjesë të tjera të vendit janë po ashtu të preferuar.

Ndër to, edhe pjesa liqenore e Pogradecit, në të cilën mblidhen me mijëra pushues – përtej stinës së verës – edhe në muaj të tjerë të vitit.

Qyteti ofron në fakt çmime tepër konkurruese dhe një ambient, i cili të shpie larg vapës përvëluese të zonave më të ulëta.

Këtë vit ama, pija i “ka rënë në kokë” vendit dhe për atraksion, ka filluar të ofrojë edhe seksizëm të tepruar…të tejskajshëm madje!

Ku? Mu në shëtitoren kryesore, buzë liqenit…

Një baner me sfond tërësisht të zi, si ato flamujt e Shtetit Islamik dhe me shkrim të bardhë e një biçim “slogani”.

“Why beer is better than a woman” (Pse birra është më e mirë se një grua), shkruhet në të me germa të mëdha, që ta tërheqin vëmendjen prej së largu.

Një kanaçe e supozuar birre, me siluetën e një vajze dhe një vizë ndaluese mbi siluetën.

Djathtas saj, radhiten edhe disa gjoja arsye, se pse një kanaçe birre, është më mirë se një grua.

Për shembull, birra nuk të jep dhimbje koke, mund ta ndash një birrë me shokët, mund ta shijosh çdo ditë të muajit, e di gjithnjë se kur je personi i parë që e hapur kanaçen, nuk duhet ta lash përpara që të shijojë mbrapa, apo nuk bëhet xheloze kur ti rrëmben një kanaçe birre tjetër.

Madje, seksizmi “marketues” i këtij baneri, në vendin më të dukshëm në Pogradec, ku edhe fëmijë kalojnë, shkrep edhe batuta të tipit: “Birra është gjithnjë e lagur”, “Birra kalon poshtë shumë thjeshtë” apo “Nëse e hedh birrën në mënyrën e duhur, do të kesh gjithnjë një kokë (gojë) të mirë”.

Një hapësirë publike, të cilën sigurisht Bashkia e vëzhgon dita ditës dhe në natyrisht, ka dhënë edhe leje për ta vendosur aty, ose të paktën, edhe nëse nuk ka dhënë leje, e ka lejuar të qëndrojë e paprekur, pavarësisht mesazheve të tejskajshme seksiste që parulla shfaq.

Ndoshta edhe për pushuesit, ka më mirë se Pogradeci, përderisa shumë nuk po përflitet për flukse aty.

Ose ndoshta, Bashkia e qytetit, është “tapë” në birrë, përpos se “tapë” në leksione seksizmi.

4 Komente

  1. D
    Dakord

    Si e ke hallin ti se nuk kuptova gje une!!?? Turistet gallate duan dhe jo moral. Tashti je kunder birres apo kunder gallates se nuk kuptoj???!! Ça njerez ka kjo bote o pike e zeze!!! Po pse duhet te shkruash marrezi te tilla dmth!!! A ke shoke e miq ti? Ste pelqeu baneri, te kishe ikur nga pogradeci e mos beje llap llap e llo llo kot

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Sipas kti islamiku i bi qe shoferet e kamionve ti hekin t gjitha nudot qe i kan njit ke kabina :D :D pse jan kaq kllufa kto te brezit t ri mor ??????? nuk mushin mir apo jan hidratu nga uji Bovilles t lali erit ??

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hasoni

      Ca publikoni llogje kavaje pa lidhje! Seksizëm ka në çdo cep të jetës publike në arnautistan

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andreas

        Eshte nje kenge greke Vitjon qe quhet: ''Pare mou mia pipa na kopso to tsigaro''....Shqiperuar ''Ma merr pipen qe te mos pi cigare''' Edhe ti tani ia ke fut pak pordhes....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje