Me kamion drejt Anglisë, përfundon ëndrra për familjen shqiptare, i zbulon qeni në Holandë

11 Gusht 2022, 19:59Sociale TEMA

Me kamion drejt Anglisë, përfundon ëndrra për familjen

Një familje nga Shqipëria e cila ishte nisur në mënyrë ilegale drejt Anglisë nuk ka arritur ta realizojë ëndërrën e saj.

Ata u kapën në trailerin e një kamioni mbrëmjen e djeshme ( 10 gusht 2022) në Hoek van Holland.

Sakaq autoritetet policore në Mbretërinë e Holandës Marechaussee arrestuan shoferin e kamionit një 32-vjeçar nga Polonia për kontrabandë njerëzish. 

Gjatë kontrollit të daljes, qeni i migracionit Marechaussee trokiti në rimorkio. Kur u hap, rezultoi se dy burra dhe një grua ishin fshehur aty. Në një batanije ishte edhe një vajzë 4-vjeçare.

Aktualisht emigrantët shqiptarë janë ndaluar nga zyrat e emigracionit ku po ju nënshtrohen rregullave të vendit në fjalë. Lajmi u raportua nga wos.nl ku bën me dije se Marechaussee është duke hetuar më tej rastin.

2 Komente

  1. s
    sapa

    Pse e braktisin parajsen shqiptare?

    Përgjigjjuni
    1. m
      muçua i tanes

      ne top te semes! I kapen? ne 1991 me kapen mua per gjermani.......akoma vazhdon loja? per memedhene per memedhene ja mbathni djema per supe me oris.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje