
Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në drejtim të Tiranës ka pësuar një aksident. Si pasojë sasia e grurit që transportonte është derdhur në autostradë.
Policia ka njoftuar se ngjarja ndodhi rreth orës 14:05. Shtetasi me inicialet A. A., duke drejtuar kamionin me grurë dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Kamioni i ngarkuar me grurë erdhi nga Ukraina në portin e Durrësit.
Rikujtojmë se Porti i Durrësit ka mirëpritur në orët e para të 10 gushtit, anijen turke “Jaohar Ranim” e cila ishte ngarkuar me 6 mijë tonë grurë nga Ukraina.
Instituti i Statistikave (INSTAT), tregon se vitin e kaluar erdhi nga Rusia 46 për qind e totalit të drithërave të importuar, ndërsa 4 për qind erdhën nga Ukraina.
Parashikimet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural flasin për rreth 225 mijë tonë grurë nga sezoni i korrjeve.
Kjo e fundit, mbulon gjysmën e nevojës së tregut vendas, referuar kryesisht zonave rurale.
Perse shkruani te tilla idiotesira? Shikoni se si e keni shkruajtur titullin. "I shpetoi rusëve...." shkruani. Jeni ne vete ju me këtë llogjike që keni? Fotoja qe keni vene nuk me duket se eshte ajo e ngjarjes se vertete. Ka shume arsye, perse ka ndodhur kjo gje dhe mos e filloni dhe ta beni tragjike. Mbase kamioni eshte mbushur mbi peshen e duhur dhe shoferi nuk mund ta kete kontrollin e plote gjate levizjes, ose duhet te jete ndonje difekt mekanik. Gazetarë "dru-me-pre"!
turp cfar gazete pupupupu
U shpetoj ruseve......!!!!??? Rama ka shume te drejte kur quan gazetare KAZANI.