
Në një dyqan të vogël te vendosur në një rrugicë që degëzon nga rruga ‘Siri Kodra’ në Tiranë, 82-vjeçari Sefer Fusha ushtron prej 22 vitesh profesionin e këpucarit.
Babaxhan dhe mikpritës, Seferi më fton për kafe dhe tregon me zemër të hapur peripecirat e jetës së tij dhe dashurinë për zejin e tij në zhdukje.
“Unë kam punuar 37 vjet marangoz në kombinat tekstil. Punoja dhe punë private, bëja rafte dhe krevate, dhe dhoma gjumi, kur dola në pension hapa këtë këpucari timen”, tregon me krenari Seferi për BIRN.
Pavarësisht moshës, Seferi preferon t’i kalojë mëngjeset e tij i zënë me punë. Prej orës 9:00 deri në 12:00 të paradites, 82-vjeçari hap dyqanin e tij të këpucarisë dhe njëkohësisht takon miq dhe të njohur të cilët kalojnë aty pranë për të shkëmbyer ndonjë bisedë.
“Artizamët e Tironës kanë qenë të gjithë në Pazar të Vjetër”, kujton Seferi me nostalgji.
“Baba im punote tek Pazari i Vjetër, por Enveri e prishi Pazarin e Vjetër. Pse duhet ta prishnin, ta kishin bërë muze. Pse e prishi…”, përsërit Seferi, duke shprehur qartë mallin e tij për tregun artizan të asokohe, dikur zemra që rrihte e kryeqytetit.
Sipas Seferit, me ardhjen e brezit të ri, traditat e zejtarisë dhe artizanëve po shkojnë drejt zhdukjes.
“Tani nuk ka më artizanë apo zejtarë, tani janë të gjithë dembela”, thotë ai duke qeshur.
“Unë kam qenë gjithmonë i shkathët, nuk kam ndenjur asnjëherë pa punë,” tregon Seferi. “Dikur merrja 7 mijë lekë rrogë”, shtoi ai, duke kujtuar se prindërit e kanë edukuar që të vogël të mos rritej dembel.
Përtej pensionit modest, Seferi tregon se zanati i tij arrin t’i sigurojë mbulimin e shpenzimeve personale të përditshme.
“Mua nuk më pëlqen të rri kot gjithë ditën në kafe apo në shtëpi”, tha 82-vjeçari. “Puna më mban gjallë”.
“Nga kjo punë në radhë të parë nxjerr shpenzimet e mia; një kafe, një paketë cigaresh; një gotë raki. Nuk më pëlqen të rri kot në kafe”, tregon Seferi për BIRN.
Sipas Seferit, që prej vitit 1990, kur ai ka dalë në pension, ai ia ka përkushtuar ditët e tij zanatit të këpucarisë.
“Kam 22 vjet që kam dalë në pension dhe që kam hapur këtë dyqan i cili më mban gjallë”, tregon Seferi për BIRN. “Erdhi kjo kohë, thash çfarë do bëj çfarë do bëj, po hap këtë dyqan”, shtoi për vendimin për t’iu dedikuar këpucëve.
Edhe pse sipas Seferit fëmijët e tij nuk ishin dakort që ai të hapte këpucarinë dhe të lodhej ‘në këtë moshë’, ai nuk u ndal.
“Ne jemi mësuar me punë. Regjimi i dikurshëm ka patur dy gjëra të mira: punësimin dhe qetësinë – gjithkush ishte i punësuar dhe kudo kishte rregull”, tregoi zejtari.
“Unë nuk rri dot pa punë, kam ventilatorin dhe televizorin këtu, kaloj 3-4 orë dhe punoj njëkohësisht”, tha ai.
“Traditat janë shumë të rëndësishme, në asnjë vend të botës nuk i zhdukin traditat, këtu po i zhdukin”, përfundoi Seferi me nostalgji për të kaluarën, për zejet e vjetra dhe për zakonet e vjetra tiranase.
E kam pas njohur nga afer Seferin ai punote te zdruktharia une te oficina qendrore 10 metra na ndante ,Seferi ka qene nje punetor i pa pertuar si dhe zanatci ,me kujtohet kur desha ndonje gje ,ai gjithmone te ndihmonte ta jepte ate qe kerkoje ,si dhe kur vinte ne oficine pa perjashtrim ja plotesonin kerkesen ,me behet qejfi qe gazeta Tema shkruan per kete punetor ,z Mero ka shume si Seferi ,prandaj mundohu te botosh sa me shume te till njerezish ,boll më me ato fotot e kurvave ,cfare te mesoj nje 15 vjecare ,se si keto kurva bejne pushime ne Dubai duke hengur mutin arabeve dhe duke u shkerdhyer ,
Jam i nje mendjeje me ty, kemi 32 vjet qe i biem fyellit vetem ne nje vrime: ne te meta e atij sistemi shoqeror (qe nuk ishin te pakta), por duhet t'i kemi parasysh per t'i implementuar (zbatuar) ne sistemin e ri demokratik te mirat e tij, si pune per te gjithe, pushime per te gjithe, arsim falas dhe sherbim falas shendetesor deri ne fshatrat me te largeta te vendit; rend dhe qetesi shembullore, barazi dhe miqesi dhe argetim me moral te shendoshe etj. etj.
Komentet tuaja jane brilante miq te dashur. Ne i perkasim atij brezi qe punoi pa u lodhur nen nje regjim kriminal, qe nderkohe qe pretendonte te ishte regjim popullor, popullin e vilte me vite per te krijuar salltanetet e pashallareve te kuq, qe jetonin ne bllokun qe ne se shihnim dot as me sy. Seferit dhe te tjereve si ai i uroj jete sa me te gjate dhe fuqi, qe te punojme deri ne ditet tona te fundit.
Te rejat jane dembele me punua? Per te vetmen arsye. Ato jane modele, modele lekut, se per tjeter nuk i njef njeri. Pra nuk jane asgja.
Kenaqsi kur lexon per njerez punetor. ????
S'ka punë jo se të rinjtë janë dembela. Asistenca sociale është rreth 8000 lek reja. Ca interesi ka një i ri të rrijë papunë me këtë asistencë si lëmoshë?
bravo oficina qendrore ka qene strfka e ustallarve me te miere bravo