Kardinali shqiptar, në krah të Papa Francceskut në ceremoninë e Pashkës

18 Prill 2023, 22:02Sociale TEMA

Kardinali shqiptar, në krah të Papa Francceskut në

Nga Agron Gjekmarkaj

Rendom syrit të mediave tona i shpetoi një gjë me domethënie të madhe. Po kaq edhe shqisave vigjilente të shoqërisë në rrjetet sociale. Diten e Pashkes në Vatikan ndodhi një ngjarje e shenuar në sheshin i cili mban emrin e Shën Pjetrit. Në krahun e Papa Françeskut gjatë gjithë kohes ishte kardinali ikonik shqiptar Ernest Troshani. Një gjest i tillë nuk ka ndodhur rastesisht e për me teper nuk është një gjë dosido por një nder i madh per Kishen Katolike shqiptare dhe Kombin tonë. Historia e Kardinal Enest Simonit (Troshanit ) është thjeshtë madheshtore e frymëzuese  mes burgut dhe lirisë, mes  kryqëzimit dhe ringjalljes, mes braktisjes dhe rikthimit për të udhehequr grigjen që e priste. Martiret e Kishes Katolike shqiptare magjepsin kedo që e ndeshet me historinë e tyre per forcen morale dhe qendresen në ëmer të identitetit të shekujve që ata demostruan kur një popull në shumë segmente të jetes së tij u thye. Kësaj ndjesie nuk i shpetoi as Papa Françesku në viziten e tij mbreslënese në vitin 2014 ku Martiret e formules "Atme e Fe" i rrinin mbi kokë  teksa ecte ngadalë me makinen e tij në diten e tyre të triumfit. Një tjeter e priti në Katedralen e Shën Palit , asokohe Dom Ernest Troshani i cili sëbashku me murgeshen Tuci e tronditen dhe perloten Papen që vinte nga Argjentina e dikatures ushtarake. Asgjë e ngjashme nuk kishte ndodhur  në vendet e qyteteruara , as një krahasim nuk ishte i dënjë  me çka u degjua atë ditë nga rrefimi i tyre. Papa Françesku i mori me vete për të mos harruar, Dom Ernesti u bë Kardinali i dytë shqiptar i cili edhe  në raste të tjera është parë në krah të Atit të Shënjtë. Por prezenca e tij në një festë si ajo e Pashkeve në krah të Françeskut është një konsideratë e lartë për atë që Kardinal Simoni (Troshani ) perfaqeson , për historinë tragjike dhe ringritjen e Kishes Katolike por edhe për mbarë kombin tonë i cili tek Vatikani ka patur një aleat jetik  për ekzistencen e tij kulturore ( gjuhen) , politike që nga Skenderbeu dhe deri në Konferencen e Paqes në Paris në vitin 1919 por edhe më pas deri në alktualitet.

Në vendin tonë bëhen lajm edhe ngjarje që e fyejnë lajmin, marrin vemendje banalitete që nuk do duhej, personazhe që duhet t'jua fshehesh femijeve dhe harrohen, nuk shihem, shembujt etik si ky , personalitete si Kardinal Troshani që mbajnë ndezuar pishtarin dymijë vjeçar të asaj drite që na lidh me Perendimin e më shumë se kaq shqiptarin aktual që perzgjidhet si shembull rrezatues për gjithë Boten. Një anashkalim i  tillë personalisht me shkakton keqardhje e dhimbje siç ndodh në çdo pervjetor të Nënë Terezes ku gazeta Europiane e kanë në faqe të parë në ballinë, ndersa tonat as në qoshe. Duam të shkojmë në Europë për të blere rroba, për të ngrënë më mirë, për të jetuar më mirë, duke harruar ata që ajo na njeh per vlera themelore. Paradoks i madh që nuk e zgjidhim neper kafet tona.

13 Komente

  1. B
    Béni prej Shkodre.

    Po ti mor mish me dy sy ku ishe...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alberto Mazllemi, lol

      Sa i a ba koka Komunistit Francesk, lol

      Përgjigjjuni
    2. s
      shqip

      Paragrafi i fundit i ketij artikulli eshte me se i vertete, por a nuk ishte artikullshkruesi njeri nga ata qe i perket shtreses se politikaneve qe e kthyen Shqiperine ne nje bordello gjigande, ku vulgariteti eshte ne majat e pushtetit dhe mediat e blera prej tyre shfaqin rendom keto vulgarizma? Mjafton te permendim serine e shfaqjeve te Big Brother Albania, qe ka degjeneruar ne nje shfaqje te perversitetit te njerezve pa pike morali. Individet e denje qe duhet te nderohen nga diaspora apo te tjere brenda vendit nuk perbejne lajm. Sipas mediave te sotme, lajm perbejne kriminelet qe ngrene shtepi bari e shperndajne droge me anije neper Europe. Jane ata qe vrasin, njeri tjetrin apo te tjere qe kane zene cdo dite mediat tona. Jane keto lajmet qe zene faqet e para te gazetave te cdo niveli, sikur te gjithe keta jane vene ne gare se kush e kush te nxjerre sa me shume lajme ku shqiptaret dalin si kriminele. Keta po e bejne falas propoganden kunder kombit tone dhe keshtuqe nuk ka nevoje per serbet e greket qe te na denigrojne kur kete pune e bejne shume me mire, dhe per me teper falas vete mediat shqiptare. Ketu duhet te nderhyje censura shteterore qe i lejon keta palo gazetare qe te perlyejne nje komb te tere, kur ne realitet, shqiptaret jane nga ata qe kane shume pak kriminele apo shkeles te ligjit se sa kombet e tjera. Shumica e shqiptareve punojne me nder ne cdo vend ku kane vajtur dhe jane qytetare te rregullt qe zbatojne rregullat dhe respektojne ligjet ne Shqiperi apo edhe ne vende te tjera ku jetojne.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjekmark, ma vaffanculo!

        Ky Gjeku i Markajve bën si religjoz i madh, ndërkohë dihet që gjithë dynjaja nuk mund të dalë vetëm nga Adami dhe Eva. https://sot.com.al/bota/renkojne-dhe-lehin-ne-vend-qe-te-flasin-historia-rreqethese-e-familjes-dhe--i581174

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pordhe me rigone....

          Baba Rrahi-mondi: e ku qendron magjikia!? Ne jemi kryegjyshata botnore bektashe dhe une nje shqipfoles shiit kryegjysh.... Kjo nuk ju duket madhore....!?

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pirdhni se liroheni.

            Ne krah te Papes qe pranon Prindi 1 dhe Prindi 2, transgjinoret, etj pislliqe, jo ate cfare mbron feja qe familja eshte e shenjte dhe perbehet nga nje burre e nje grua e kur shikon nje kar-dinal ne krah te tij me veshje femre burgaxhi shqiptar te vjen neveri. Kjo eshte akoma me besueshme kur propogande ben nje qelbs si Gjekmarkaj, eshte per ti bere naften fese e besimit, ashtu sic ja kane bere mbare riania e botes se sotme moderne, ku ne falje gjen njerez qe jane prane vdekjes dhe shkojne qe t'u falen mekatet e poshtersite qe kane bere.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Po pse nuke e kane puplikue më pare.

              Tani e puplikut ju o gazetar, si lajem? Kure u puplikua nga Gjekmarkaj. Edhe lajmet më koti të Turqise dhe për Erdogani i puplikone në të gjitha portalet dhe gazetat shqip foles, se Shqiptare, as Evropjane, ju nuke jeni por Turqe- azjatik. Evropen ju e doni veç për të ngrëne buke dhe për të jetue në paqe. Se pse tek vllezrit e jue Turqit, e Talibane të pret hangjari.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidon

                ME KETE SHKRIM ME HOQE GJITHE BEZDINE E SHKRIMEVE PREJ HAJVANI KU METON TE TALLESH TE TJERET ...,...NJE BRAVO TE MADHE DHE KJO ESHTE FUSHA KU MUND TE BEHESH SHQIPETAR MBI TE GJITHA..

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkodrani

                  Je i sigurtë se në Europë nuk na i dinë vlerat reale, që në fakt përkojnë me indiferencën e Shqiptarit ndaj besimit fetar. Shqiptarët kanë një tolerancë fetare, që nuk buron nga feja, por nga oportunizmi, nga makiaveliz mi. Shqiptarët, pak të detyruar dhe shumë të interesuar e kanë trajtuar fenë në kohë ashtu sikurse trajtohet shoqëria baumiane, likuide, pa busull, pa orientim, pa vetëdije...dhe në fakt mirë që është kështu se do ishim shuar si popull, p.sh. dumbabistët. Sot po shihemi për arsye të tjera, por të paktën jemi tolerantë...në fe, por jo në shikim, të vras po më shikove!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qamil Dera

                    …. Mos ki frikë Rudin, dashurin e vërtet e lejon dhe perëndija!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Albert

                      Nje shkrim me vlere, ne disa aspekte. E para, se shtypi ne Shqiperi merret me gjithefare temash e vogelsirash, ku dominon e keqja, e flliqta, perversioni e krimi, dhe harron disa te tjera qe na bejne optimiste per qenien tone si shqiptare. E dyta, autori eshte besimtar, i devotshem madje. E c'te keqe ka qendrimi i tij, kujtimet e tij, ajo cfare sjell ne kete shkrim per te kaluaren e klerit, sidomos atij katolik, nen diktature, perfshire edhe imzot Troshanin. Njerezit pa te kalueme nuk kane as te ardhme. E se fundi, mesa lexoj ky Gjekmarkaj, kot ngaterrohet me disa sinopse per parlamentn, se humor nuk di te beje. Por nga ana tjeter, duket kjarte qe koken e ka plot, eshte i kulturuem, ka guxim, thote te verteta, perpiqet te mos mbaje ane ne analiza, gje qe mungon pergjithesisht te ata qe shgarravizin ne faqet e shtypit apo bilbilojne darkave neper ekrane. Zgjuarsia e tij na nderon. Kaq per ata qyrramane qe kujtojne se fshataret ne veri nuk jane po aq te mire, te ditur, te arsimuar, te kulturuar si ne cdo zone te Shqiperise tone.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fisnik

                        Kardinal Ernest Troshani, u bëfsh Papë!

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Ramizi

                          kur mbaron muaji i RAMAZANIT ,,?

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje