Kërkohet Avokati i Popullit, juristja prezanton platformën në Kuvend: Vizioni për institucionin që u takon qytetarëve

16 Korrik 2022, 16:19Sociale TEMA

Kërkohet Avokati i Popullit, juristja prezanton platformën në
Ditën e djeshme, Kuvendi nisi procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit duke dëgjuar me radhë 20 kandidatët që aplikuan për drejtimin e këtij posti.

Edhe pse drejtimi i këtij institucioni duket se i është lënë ekskluzivisht opozitës si një marrëveshje e pa shkruar politike, pati prezantime potenciale edhe jashtë partive politike. 

Një prej tyre ishte këshilltarja juridike e Ministrisë së Financave, njëherësh ish drejtore kabineti pranë Ministrisë së Drejtësisë Evis Fico e cila shpalosi platformën e saj.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit do të jetë beteja e fundit politike në sallën e Kuvendit përpara se sa deputetët të shkojnë me pushime, teksa duket se platformat janë gjërat  e fundit që do të merren në konsideratë.

Më poshtë platforma e plotë e kandidates Evis Fico:

E nderuar Kryetare

Të nderuar deputetë,

-Me falenderimin për ftesën në këtë dëgjesë, dëshiroj të paraqes sot shkurtimisht profilin dhe platformën time mbështetëse për kandidimin në pozicionin e Avokatit të Popullit.  

Kam përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës(2004), si dhe Master për Shkenca Politike, një program ky i paktit të stabilitetit për Evropën Juglindore.Ndër vite gjatë ushtrimit të profesionit jam angazhuar në vazhdimësi për kualifikimin profesional dhe akademik, një sërë kualifikimesh dhe specializimesh, ku vlen të përmend specializimin në Letoni, nga Riga School of Laë për Drejtësi dhe Ekonomiks, dhe gjithashtu në Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike, të mbështetur nga Këshilli I Evropës. Në vitin 2007 kam fituar titullin Avokat nga DHoma Kombëtare e Avokatëve në RSH.

Në fushën profesionale kam një eksperiencë prej 16 vitesh punë. Prej kthimit tim në Shqipëri në vitin 2006 kam kontribuar për një periudhë 12 vjecare në institucionin e SHërbimit Kombëtar të Punësimit fillimisht si përgjegjëse në fushën e migracionit dhe marrëdhënieve të punës, ku vlen të përmend angazhimin profesional si anëtare e grupit të punës për liberalizimin e vizave, më pas lektore e të Drejtës Migratore në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Publik të Tiranës,  konsulente ligjore në Komitetitn e pakicave kombëtare, Prej vitit 2019 iu bashkova ekipit të Ministrisë së Drejtësisë si Këshilltare për marrëdhëniet me parlamentin, dhe në vijim si Drejtore e Kabinetit. Aktualisht shërbej si Këshilltare ligjore për antikorrupsionin, dhe çështjet ligjore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Pikat kryesore që vlen të përmend ndër të tjera janë:

     bashkëkontributi në punën e një skuadre në mjaft reforma të qënësishme të Ministrisë së Drejtësisë dhe prioritete madhore,si reforma në drejtësi, reforma në sistemin penitenciar, lufta kundër korrupsionit, si një prej anëtarëve të delegacionit shqiptar në GRECO, në  ACN/rrjetin kundër korrupsionit të OECD.

     Përfaqësimi institucional i vendit gjatë presidencës sonë të OSBE në vitin 2020 në konferencën kundër korrupsionit, etj.

     Angazhimi në fushën e të drejtave të njeriut dhe advokimit për politika më të mira, ku edhe me mbështetjen e Akademisë së Studimeve Politike kam hartuar një sërë nismash ligjore dhe dokumente politikash për të drejtat e të dënuarve, për fëmijët, për grate, për emigrantët e kthyer, si dhe kam prezantuar në Kuvend propozimet lidhur me sistemin zgjedhor.

VIZIONI DHE PLATFORMA IME

NË DREJTIM TË INSTITUCIONIT TË AVOKATIT TË POPULLIT

Synoj:

·       Krijimin e një modeli më proaktiv, bashkëkohor të Avokatit të Popullit, një modeli uniteti dhe paanshmërie të këtij institucioni kushtetues.

·       Forcimin e besimit të publikut tek Avokati i Popullit, si një insitucion ku do të dëgjohet zëri i çdo individi mbi të cilin rëndojnë rrethana të qënësishme mbi cënimin e të drejtave dhe lirive të tij themelore.

·       Mbrojtjen e të drejtave të njeriut në cdo fushë paanshmërisht vecanërisht të kategorive vulnerabël.

·       Shtrirjen institucionale përmes hartëzimit të shërbimeve sipas analizës së nevojës.

KRIJIMI I MODELIT PROAKTIV DHE FORCIMI I BESIMIT PUBLIK do të mbështetet në një plan pune me hapa dhe objektiva dhe masa konkrete si:

1.     Dixhitalizimi dhe krijimi i një sistemi që mundëson bashkëveprim të qytetarit me Avokatin e Popullit, një sistem që forcon besimin duke rritur ndërveprimin e Avokatit me qytetarin ankues. Përmes tij do të mundësohet gjurmueshmëria nga të gjitha palët, e rasteve dhe ndjekja në kohë reale e fazave në të cilat ndodhet. Kështu, Avokati do të jetë më i shpejtë dhe më eficent duke mos u mbajtur peng vetëm i komunikimeve shkresore, por duke zhvilluar punën në një ndërveprim koherent me të gjithë institicionet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë.

2.     Konsolidimi i figurës së Avokatit të Popullit përmes:

-        analizës së Identifikimit të problemeve dhe nevojave prioritare të grupeve të margjinalizuara si pakicat kombëtare, fëmijët, të dënuarit, personat që vuajnë dënimin në paraburgim, komuniteti LGBT,

-        përcaktimit të prioriteve për secilën nga nënfushat e veprimtarisë në respektim të legjislacionit kombëtar, ndërkombëtar sidomos Parimeve të Parisit dhe Komisionit të Venecias)

-        Monitorimit periodik në portofolin e punës së tyre këto çështje, duke I mirëpërcaktuar në kartën e performancës të çdo Komisioneri.

3.     Forcimi i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, ngritja e urave lidhëse me ombudsmanët të rajonit dhe më gjerë dhe ndjekja me përparësi e mbështetjeve nga projekti IPA 2020, sic është kontrata e binjakëzimit në mbështetje të Avokatit të Popullit.

4.     Krijimi i një Avokati të Popullit gjithëpërfshirës duke ngritur për herë të parë një Bord Këshillimor pranë institucionit me thirrje të hapur për pjesëmarrje të akademikëve, aktorëve të shoqërisë civile, si dhe ekspertëve të pavarur të fushës, vendas dhe të huaj.

5.     Ditët e Hapura do të jenë një instrument i ri për një avokat pranë popullit/qytetarit. Përmes sesioneve informuese, si veprimtari e pandashme e punës, Ditët e hapura, do të jenë evente me tematika specifike dhe me qëllim dëgjimin e drejtpërdrejtë të zërit të qytetarëve.

6.     Tryezat e konsultimit do të jenë gjithashtu periodike dhe çelja e dritares informuese për publikun për tu njohur me punën dhe rekomandimet e Avokatit për fusha me interes të prekshëm, do të ketë një vëmendje të vecantë.

7.     Do të rishikoj dhe intensifikoj të gjitha memorandumet e bashkëpunimit të insititucionit, si dhe do të intensifikoj punën në çështje me interes të lartë publik që prej vitesh mbeten plagë e shoqërisë shqiptare si dhuna në familje, çdo lloj i abuzimit ndaj të miturve, diskriminimi me bazë gjinore, trajtimi në IEVP, trajtimi në spitale dhe të drejtat e pacientëve, si dhe çdo çështje tjetër me interes të lartë publik.

HARTËZIMI I SHËRBIMEVE

8.     Për këtë kam menduar që shtrirja e zyrave rajonale të Avokatit të Popullit të rishihet në një hartëzim jo vetëm në 7 zonat gjeografike të zyrave aktuale që janë në Dropull, Pogradec, Kukës, Sarandë, Berat, Vlorë, Shkodër.

MBROJTJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE KATEGORIVE TË MARXHINALIZUARA.

9.     Intensifikimi i mbrojtjes së të gjitha të drejtave sipas portofoleve për cdo kategori, ku ndër të tjera do të adresoj edhe dy problematika të hasura në punimet e mia/ dokumente politikash, në kuadër të advokimit të politikave më të mira përmes mekanizmave mbrojtës.

9-A Mbrojtja e emigrantëve të kthyer nga emigracioni, ku në bashkëpunim me Drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit, do të punohet për një informim më të gjerë për ta dhe familjet e tyre, mbi të drejtat e tyre me kthimin në Shqipëri. Kjo është e bazuar në dokumentin politik Riintegrimi i fëmijëve të familjeve të emigrantëve të kthyer nga emigracioni në një nga Bashkitë e vendit (Gjirokastër). Advokimi I politikave në adresimin e problematikave përmes mekanizmave mbrojtës do të jetë në plan të pare të punës time.

9-B Mbrojtja e të drejtave të të dënuarve dhe atyre në paraburgim do të vazhdojë sërish të jetë një sfidë si dhe prioritet i mandatit të Avokatit të Popullit. Qysh prej vitit 2016 jam përfshirë si eksperte për hartimin e një dokument politikash “Për trajtimin e të drejtave të të dënuarve në shërbim prove dhe ish të dënuarve”, me synim forcimin e drejtësisë restauruse dhe minimizimin e recidivizmit. Përmes tij kam dhënë rekomandime të qarta për institucionet qëndrore dhe ekzekutive. Në këtë pikë karriera profesionale do më çonte në të njëtën udhë, ku si pjesë e Kabinetit të Ministrit të Drejtësisë, jo vetëm do të ndiqja raportimet e CPT/Komitetit për parandalimin e torturës dhe çdo udhëzim të ardhur nga ky organ,. Këtu nuk mund të lë pa përmendur ndjekjen e udhëzimeve të CPT në periudhën e pandemisë, ku si pasojë masat e marra ndihmuan mjaft në shkëputjen e zinxhirit të transmetimit COVID -19,  apo njëherazi bashkëpunimin në grupin e punës të këtij komsioni për 4 ligjet e reformës në sistemin penitenciar, duke parë me kujdes çdo gërmë të ligjit për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve, e ku bashkëpunimi me përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, EURALIUS, Këshillit të Evropës, OSCE etj. ka qenë në nivelet më efiçente të patura ndonjëherë.

9-C Mbrojta e garantimit të ushtrimit të të drejtës së votës nga emigrantët shqiptarë përmes bashkëpunimit me KQZ, shoqëri civile etj. do të përthithë edhe eksperiencën time si anëtare e Akademisë së Studimeve Politike/shoqëri civile që ka marrë pjesë në komisonin e reformës zgjedhore. Do të bashkëpunoj me KQZ dhe shoqërinë civile për sigurimin e të drejtës së votës së emigrantëve.

Nëse votëbesohem për të kontribuar si Avokate e Popullit, si institucion i rëndësishëm kushtetues, Ju garantoj për ushtrimin e kësaj detyre me integritet të lartë profesional dhe transparencë të plotë, vlera këto të cilat i kam demonstruar në çdo detyrë dhe vijoj ta bëj edhe gjatë punës time të evidentueshme edhe përpara këtij komisioni.

Në rast të votëbesimit do të vendos gjithë sa më sipër në funksion të avancimit dhe arritjes së standardeve më të larta të respektimit të të drejtave themelore në Shqipëri, me qëllim krijimin e një insitucioni të fortë në krah të qytetarit, në çdo kohë, për të mbrojtur të drejtat legjitime të cënuara nga veprime apo mosveprime të institucioneve.

Ju falenderoj për vëmendjen dhe mbetem e hapur për çdo pyetje apo qartësim të nevojshëm. Platforma -> 

 

Dokumenta bashkëngjitur

2 Komente

  1. s
    spiun i vjeter

    Sigurisht qe kesaj zonjes i takon pasi duhet te mbajme mardhenie te mira me vellaun Grek dhe ky i fundit e ka parim te pa kthyeshem qe kushdo qe mbaron shkollat e larta ne greqi rekrutohet dhe do ti sherbeje deri ne vdekje

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Une prpozoi,qe, avokat i popullit te jete Sali Berisha, si njeriu me i "ndershemi" me i "drejti" dhe me i "paperlyeri" ne krime. Rroft Sali Berisha sa malet. Perpara me Salin ne krye,drejte gropes,me falni europes.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje