Një tjetër brand ndërkombëtar hotelesh me 5 yje, Veliaj: Lajm i mirë për Tiranën

15 Korrik 2022, 14:54Sociale TEMA

Një tjetër brand ndërkombëtar hotelesh me 5 yje, Veliaj:

Një tjetër brand ndërkombëtar hotelesh me 5 yje vjen në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në ceremoninë e firmosjes marrëveshjes me “Melia Group”, teksa tha se ky është një lajm shumë i mirë për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.

“Për ne është një lajm shumë i rëndësishëm. E filluam para pak kohësh, me grupin “Inter Continental”, të cilët sapo morën një angazhim në Tiranë. Në shtator presim të hapet Mariott në kullën e stadiumit “Arena Kombëtare”, ndërkohë që dy projektet e tjera, të hoteleve Hilton dhe Hyatt, gjithashtu janë në zhvillim e sipër. Ka shumë rëndësi që të jemi avokatë të zhvillimit të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se investime të tilla vetëm i shtojnë vlerën kryeqytetit, duke theksuar se Tirana po zhvillohet dita-ditës dhe se nuk ka kohë për oponenca boshe.

“Vlera e pronës në Tiranë, në 7 vitet e fundit, është rritur mesatarisht nga 12 deri në 15% në vit. Do të thotë se edhe kundërshtari më i madh i këtyre zhvillimeve është bërë dy herë më i pasur, vetëm duke dhënë mend për kullat në Tiranë. Tani që gjërat po konturohen, hotelet dhe brandet kryesore tashmë janë vendosur, ndaj më vjen mirë që ëmbëlsira për në fund, Melia Group, është sot në Tiranë për të shkruar një histori suksesi bashkë me ne, për të ndarë një ambicie bashkë me ne, për të fituar dhe për të ecur përpara bashkë me ne, të pandarë nga suksesi dhe ambicia e qytetit tonë”, nënvizoi Veliaj.

5 Komente

  1. K
    K

    Mund të jetë lajm i mire per ndonjë oligark ortak i joti në vjedhje, jo per tiranen qe Nuk di si ta kaloje muajin me bukë , o mashtrues kozmik.

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      Mund të jetë lajm i mire per ndonjë oligark ortak i joti në vjedhje, jo per tiranen qe Nuk di si ta kaloje muajin me bukë , o mashtrues kozmik.

      Përgjigjjuni
      1. n
        nje banor i Tiranes

        K - qe do te thote kar . Vetem nje pyetje fare te vockel kisha : Si ishte Tirana kur e morì Erion Veliaj e si eshte sot ? Kaq .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tiransi

          Po pse more hajvan , kryetari i bashkise i jep buke Tiranes ? Kush nuk ka buke te haje , more idiot , ne baret e restorantet e Tiranes nuk gjen vend per t' u ulur . Yyyyyy , demokare , zhulsat e Saliut , lancerò i Shqiperise .

          Përgjigjjuni
        2. G
          Genti

          Nuk le sheshe e vendeve pa I dhënë për të ndërtuar Kulla shumëkatëshe e bletonizuat qëndron dhe latë periferitë për fëmijë e moshat e treta nuk menduat as edhe një ambient ku të rrinë nëpër sheshet e pallateve fëmijët luajnë afër kishave të mbeturinave përdoruesit narkotike I gjen kudo edhe nëpër ambientet e jashtme të shkollave e lagjeve mendoni për fëmijët dhe të moshuarit Kryetar

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje