Ulja e vazhdueshme në bursë, Bordi vendos: Do e ulim me plot 2 lekë çmimin e naftës

15 Korrik 2022, 16:25Sociale TEMA

Ulja e vazhdueshme në bursë, Bordi vendos: Do e ulim me plot 2

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend, duke ulur çmimin e naftës me 2 lekë.

Sipas vendimit të fundit të së premten e 15 korrikut, një litër naftë do të tregtohet me 238 lekë, nga 240 që tregtohej një ditë më parë.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz do të jetë 81 lekë/litri.

Një litër benzinë do të kushtojë 218 lekë në pikat e shitjes me pakicë.

“Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 korrik ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”.

Bordi thekson se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që, në pikat e tjera, për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi”, shkruhet në vendim.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Bordi vuri në dukje se janë në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

2 Komente

  1. S
    Satër

    Tall bolet qeverria tallet edhe gazetari! Plot!.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrofte Bordi

      Talljeee bytheeeeeeee Lum ne per Bordin..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje