Këtë të diel nis ora verore, akrepat zhvendosen 60 minuta para

28 Mars 2026, 13:20Sociale TEMA
Këtë të diel nis ora verore, akrepat zhvendosen 60 minuta para

Këtë të diel, më 29 mars, ora ndryshon nga 02:00 në 03:00, akrepat zhvendosen 60 minuta përpara. Kjo do të thotë që humbasim një orë gjumë në mëngjes, por fitojmë më shumë dritë pasdite.

 

Ndryshimi i orës verore bëhet për të shfrytëzuar sa më shumë dritën natyrale të ditës. 

 

Megjithatë, praktika ka nxitur debate: disa vende e kanë hequr ndryshimin e orës dhe përdorin një orar të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit (si Kina, Rusia, Kanadaja, Argjentina, India dhe vendet e tjera), ndërsa në Europë dhe Amerikën e Veriut ora verore vazhdon të aplikohet.

 

Lini një Përgjigje