48 mijë shqiptarë përfituan shtetësi europiane vetëm në një vit

27 Mars 2026, 20:40Sociale TEMA
48 mijë shqiptarë përfituan shtetësi europiane vetëm

Në vitin 2024, gati 1.2 milionë persona fituan shtetësinë e një vendi të Bashkimit Evropian, duke shënuar një rritje prej 11.6% krahasuar me vitin 2023.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë një trend në rritje të natyralizimeve në BE, me një rritje prej 54.5% krahasuar me vitin 2014.

Në këtë panoramë, shqiptarët renditen ndër përfituesit kryesorë të shtetësisë evropiane.

Rreth 48 mijë shtetas nga Shqipëria morën shtetësi në një vend të BE-së gjatë vitit 2024, duke u pozicionuar në vendin e tretë, pas shtetasve nga Siria (110 mijë e 100) dhe Maroku (97 mijë e 100).

Shifrat konfirmojnë vazhdimësinë e një prirjeje të fortë emigracioni dhe integrimi të shqiptarëve në vendet e BE-së, kryesisht në Italia, Greqia dhe Gjermania, ku komunitetet shqiptare janë ndër më të mëdhatë.

Sipas raportit, pjesa më e madhe e shqiptarëve që kanë përfituar shtetësi janë natyralizuar në Itali (65.9%) dhe Greqi (22.3%), duke konfirmuar lidhjet e forta migratore dhe integrimin e tyre në këto vende.

Në nivel të përgjithshëm, shumica dërrmuese e shtetësive të reja (88%) iu dhanë qytetarëve nga vende jashtë BE-së, ndërsa vetëm 10.6% përfituan qytetarë nga vende të tjera të unionit.

Sa i përket vendeve që dhanë më shumë shtetësi, në krye renditet Gjermania me 288 mijë e 700 shtetësi (24.5% e totalit), e ndjekur nga Spanja me 252 mijë e 500 (21.4%), Italia me 217 mijë e 400 (18.5%), Franca me 103 700 dhe Suedia me 63 mijë.

Rritja më e madhe në terma absolutë është shënuar në Gjermania, ku 88 mijë e 900 persona më shumë morën shtetësi krahasuar me një vit më parë, e ndjekur nga Spanja dhe Franca. Në të kundërt, rënie janë regjistruar në Rumania dhe Suedia.

Norma e natyralizimit në BE për vitin 2024 ishte mesatarisht 2.7 shtetësi për çdo 100 banorë jo-shtetas. Suedia kryeson me 7.5, e ndjekur nga Italia (4.1) dhe Spanja dhe Holanda (nga 3.9 secila). Normat më të ulëta u regjistruan në Lituania, Bullgaria dhe Estonia.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se mosha mesatare e personave që morën shtetësi ishte 31.7 vjeç, ndërsa shumica e përfituesve janë të rinj: 37.4% nën 25 vjeç dhe 43% në grupmoshën 25-44 vjeç. Femrat përbënin një pjesë pak më të madhe të përfituesve (50.9%) krahasuar me meshkujt.

Këto statistika nënvizojnë nivelin e lartë të integrimit të shqiptarëve në shoqëritë europiane, të reflektuar në marrjen e shtetësisë së vendeve pritëse.

6 Komente

  1. U
    Urime,brez më i sigurt dhe taksa më shumë

    80% e qytetarëve tanë kanë dy nënshtetësi, Jan ngelur të huajt e natyralizuar në vëndin tonë brava, si dhe ata me të meta mendore.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po po

      Shqiptaret do te asimilon brenda 100 vjeteve.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mjafte kemi folur sjhqip !

        Kjo do te ishte zgjidhja me e mire... "Asimilimi " Fatekeqesishst mbase nuk do te ndodhi.....se po te ndodhi " Asimilimi " do te ishte nje mrekulli shekullore....

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mjafte kemi folur sjhqip !

          Kjo do te ishte zgjidhja me e mire... "Asimilimi " Fatekeqesishst mbase nuk do te ndodhi.....se po te ndodhi " Asimilimi " do te ishte nje mrekulli shekullore....

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mjafte kemi folur sjhqip !

            Kjo do te ishte zgjidhja me e mire... "Asimilimi " Fatekeqesishst mbase nuk do te ndodhi.....se po te ndodhi " Asimilimi " do te ishte nje mrekulli shekullore....

            Përgjigjjuni
        2. F
          Fshatari

          Te maresh nenshtetesine e huja do te thote se ke bere betimin te mbrosh interesat e vendit ku ke mare nenshtetesine, dhe JO te Shqiperise. Ndaj ata qe kane mare nenshtesi te huaj NUK DUHET te votojne ne Shqiperi dhe me shume nuk duhet te zgjidhen ne asnje institucion politik apo qeverises. Po te mos ishin arsyet ekonimike ( emigrante na mbajne) as dyshtetesia nuk duhet lejuar.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje