Një pemë për çdo karrige në trotuar, detyrimi i ri për baret, restorantet dhe hotelet

26 Mars 2026, 08:20Sociale TEMA
Një pemë për çdo karrige në trotuar, detyrimi i ri

Baret, restorantet dhe hotelet mund të shfrytëzojnë deri në 25% të gjerësisë së trotuarit për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve për qëllimi biznesi.

Por tashmë, dhënia e çdo leje të re për shfrytëzimin deri në 25% të trotuarit, do të kushtëzohet nga zbatimi i bizneseve të një detyrimi të ri: për të mbjellë një pemë për çdo karrige të vendosur. Detyrimi për mbjelljen e një pemë për çdo karrige të vendosur në trotuar do të jetë edhe për kioskat.

E paralajmëruar që në muajin shtator 2025, Këshilli i Ministrave tashmë nëpërmjet një projektvendimi ka propozuar rregullat e reja për shfrytëzimin e hapësirave publike.

Projektvendimi “Për miratimin e rregullores së shfrytëzimit të hapësirës publike” përbëhet nga 13 kapituj dhe përcakton një kuadër të ri dhe të detajuar për administrimin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike në nivel kombëtar.

Rregullorja fillimisht dispozitat e përgjithshme dhe përcakton strukturat përgjegjëse për zbatimin dhe monitorimin, si dhe rregullon në mënyrë specifike përdorimin e hapësirave nga bizneset gastronomike (bare, restorante, hotele), ekspozimin e mallrave jashtë njësive tregtare, aktivitetet ambulante dhe tregjet.

Gjithashtu, trajton rregullat e reja për dhënien e lejeve për vendosjen e kioskave dhe strukturave reklamuese (si city light dhe tabela LED), përdorimin e fasadave për reklama, organizimin e panaireve, aktiviteteve promovuese, kulturore e politike, si dhe menaxhimin e hapësirave publike në plazhe dhe rregulla të reja për zënien e trotuareve me skela gjatë punimeve të ndërtimit.

Në fund, përfshin dispozitat përfundimtare që rregullojnë zbatimin e saj në praktikë.

Për shfrytëzimin e hapësirave publike nga bizneset gastronomike (bare, restorante, hotele), specifikisht në rregullore përcaktohet se për rastet kur parashikohet vendosja e karrigeve, subjekti është i detyruar të mbjellë një pemë për çdo karrige të vendosur. “Leja konsiderohet e vlefshme vetëm pas dokumentimit zyrtar të mbjelljes së pemëve dhe përmbushjes së plotë të detyrimeve tatimore dhe financiare përkatëse”, citohet në rregullore.

Por në mënyrë kategorike rregullorja ndalon për këto biznese vendosjen e strukturave erëpritëse, vazove apo tapeteve mbi hapësirë të gjelbër. Ndërsa zgarat pjekëse me qymyr apo elektrike ndalohen të vendosen në trotuar pa aspirator.

Aplikimet për lejet e shfrytëzimit të trotuareve do të kryhen pranë pushtetit vendor nëpërmjet platformës e-Albania.

Afati i lejes së dhënë do të jetë 2-vjeçar, ndërsa për lejet provizore për raste festash afati do të jetë 30 ditë.

Rregullorja gjithashtu vendos masa të ashpra për të gjitha kategoritë e bizneseve që shkelin kushtet e përcaktuara në leje.

Si fillim bizneseve u jepet paralajmërim për korrigjimin e shkeljeve me afat nga 2 deri 5 ditë. Nëse shkeljet nuk korrigjohen subjekti gjobitet jo më pak se 35.000 lekë për metër katror, në varësi të sipërfaqes së shfrytëzuar.

Prej muajsh në mbarë vendin nga institucionet përkatëse vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në muajin shtator 2025 kryeministri Edi Rama paralajmëroi rregulla të reja për shfrytëzimin e hapësirave publike, duke paralajmëruar se për çdo karrige të zënë do të mbillet një pemë./Monitor

6 Komente

  1. O
    Opopo

    Dmth kush ecen ne kembe, normalisht neper trotuarë nga qejfi a nga halli, te gjeje alternativa te tjera...se ashu eshte nje muhabet, biçikleta po, karrike tavolina po se po, pemët me doemos....po aty ngjitur pemet apo gjej naj vend e ngul?!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kandahar

      Po a nuk mund te vendosni nje pike aty per te detyruar te mbajne paster ambjentin perreth? A ka ndonje qe e shikon si problematike pisllekun e mbeturinat rrugeve nga keta hartuesit? A eshte dikush qe del verdalle dhe shikon terrenin, apo futi nje hartim nga zyra!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pet.

        Humor Albanez.

        Përgjigjjuni
        1. t
          te fala nga vlora

          Hajde hajde po ku do ti ngulni ne gopin e Lindes ,e ka bere vetem beton gjithe jugun, tani po beton dhe plazin e vjeter ,njerzit beton kane pare plot ,duan vende te virgjera me peme dhe det ,me pak kujdes ato behen perfekte , po i pa ngopuri i rilindjes e ka mendjen vetem per te bere hotele

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lindi

            Kjo është çmenduri. Të taksosh përdorimin e hapsirave publike ka kuptim. Të lidhësh aktivitetin me mbjelljen e pemëve nuk ka lidhje. Është një barrë e tepërt, shprehje e dhunës së pushtetit ndaj iniciativës së lirë se qeveria mund të bëjë ç'të dojë me bizneset. Dhe pastaj thonë jetoni në shqipêri ku mund tu pérdorim si na do qejfi.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sefer Daja

              Po pse nuk e thot kush se deri tani hapsirat publike bizneset i kan paguar " sa frëngu pulën" siç i thon??? Të paktën në Tirane paguhej nga 750 deri në 1500 lek( të reja) për m2!!! Ky "aksion" ishte më shumë për të treguar se Rama është zot i vendit, e gjithçka varej nga humori e gjendja e tij e momentit!!! Justifikimi i lirimit të hapsirave ishte thjesht për manipulim të opinionit publik!!! Kjo e mbjelljes së pemëve më duket muhabet kot! ( më kujton kohën e Skënderbeut, ku thuhet se Skënderbeu i " detyronte" të rinjtë që martoheshin të mbillnin 20 ullinj!) ...po kot nuk i tha Spiropali ktij "Skënderbeu" i ri!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje