Pas Kuçovës, Shqipëria do të rindërtojë bazat ushtarake në zonën e Bizës në Tiranë, atë detare të Pashalimanit, Regjimentin e Helikopterëve në Farkë dhe Repartin Ushtarak 1001.
Ministria e Mbrojtjes ka hapur tenderin me vlerë mbi 178 milionë lekë për të nisur punimet në garnizonin stërvitor, Pajet-Bizë.
Referuar dokumenteve, baza në malësinë e kryeqytetit do të përdoret për strehimin e 1 mijë e 500 trupave ushtarakë dhe 100 mjeteve të ndryshme të luftimit.
Pak kilometra larg Bizës, në Farkë të Tiranës planifikohet të rinovohet baza ajrore. Instituti Gjeografik Ushtarak ka hapur tenderin me vlerë mbi 12 milionë lekë për Regjimentin e Helikopterëve.
Sipas dokumenteve që bashkëshoqërojnë tenderin, kompanitë e interesuara duhet të projektojnë infrastrukturën për akomodimin e helikopterëve Boeing Chinook me peshë 2.5 tonë.
Gjithashtu, në Farkë do të ndërtohen rrugët lidhëse, kuadratet e kufizuese për uljen dhe ngritjen e mjeteve ajrore dhe sistemet e ndriçimit.
Në përpjekje për t’iu afruar standardeve të NATOS, gati 5 milionë lekë janë vënë në dispozicion për projektimin e një godine 3-katshe për akomodimin e Komandës dhe Shtabit të Forcës Tokësore në repartin 1001.
Një tjetër tender në drejtim të infrastrukturës ushtarake është hapur për rinovimin e repartit ushtarak të Pashalimanit. Projekti parashikon që të investohet këto dy vite për ndërtimin e Godinës shumë-funksionale 3-katshe me sipërfaqe 400 metra katrorë, për qendrën e zhytjes dhe stërvitjes, si dhe për depo armatimi.
Gjatë përurimit të bazës ajrore të Kuçovës, kryeministri Edi Rama kërkoi nga NATO të investojë edhe në bazën detare të Porto-Romanos.
Ama do buze detit duhen per Dulakun
Na kaloi jeta ne lufte. Njehere termeti, pastaj covidi, tani ukraina.
Meqë i prishët si "komuniste", harxhoni buxhetin për të bërë përsëri Tunelet dhe Bukerët që ua la të gatshme Diktatori!
Diktatorin per tunelet e konsideruan paranojak, po ata qe i prishen si ti konsiderojme, tradhetare? Ah, epo tani tunelet e bazat ushtarake duhen, se kemi frike nga lufta ...
Te mblidhen b.q. nga Edi Rama ne krye dhe bashke me Ambasadorin e NATOS dhe shefin e saj Stoltnberg te shkojne dhe te vendosin kurora me lule ne varrin e Enver Hoxhes, veprat e tij po rrojne edhe pas vdekjes. NATO paska te njejtat ide dhe mendime si te diktatoreve.
Ahahahhahahahahhaha tendera per ndertim
Haha ti futi nje sufllaqe menje presh po nuk te pelqeu ajo me qepe!!
Kurse ti futi një sallo derri
Tani shpetuam ! Ndertoni koshere bosh sa per numer se keshtu tremben armiqte
Ushtria shqiptare ka qene nje aset madhor i kombit.E paisur me tekniken moderne te kohes dhe ushtarake te rritur ne shkollat ushtarake te superfuqive te kohes dhe brezat me vone ne akademite elite ushtarake te Shqiperise.Nuk guxoi askush te nderhynte ne territorin shqiptare te asaj kohe nga kundershtaret e Shqiperise.E njihni mire guximin dhe aftesine e ushtise shqiptare te asaj kohe ndonese Shqiperia ime ishte nje vend i izoluar dhe pa aleate nderkombetare.Nuk guxoi askush ne glob te ndermarre insiativen ushtarake ndaj nje vendi te vogel por i armatosur dhe i stervitur fuqishem.Demonokracia e ktheu lulishten e bukur ne nje shpelle dhe ferre.Kafshe te dale nga shpellat pa lidhje me boten e qyteteruar me valixhe druri dhe kallare gjumi nen komanden e antishqiptarve fqinj edhe me larg shkaterruan cdo gje mbi dheun shqiptare me uzina,fabrika,ushtri etj..etj..pa fund dhe sot perpeliten si peshku pa uje per ti shpetuar burgut te perjetshem.Zoti i denofte muterit e shqipes qe vodhen,vrane dhe shkaterruan Shqiperi.
Ke.shume.te.drejt
Po media perse nxjerr informacione te cilat duhet te mbeten sekret? Cfare benefiti ka kombi nga zbulimi i ketyre informacioneve.
Mir beni qe e shisni Shqiperine.Te pakten merren ca para per oligarket dhe ata mbase leshojne ndonje kocke per popullin.Mir e pati komentuesi me lart qe ti thone vepres se Enverit !larg pamese.Tani te huajt jane kembekryq dhe mezi presin si Greku,Itajlani Serbi etj te kafshojne.Rusi nuk harron.Kur superfuqite zihen kusuret i paguajne popujt.Aferim
Me çka do ribën bazat e tjera Shqipëria,me lekët që nuk i ka,me rinin qe ka ik nëpër botë ,me oficer që i shkatrrua ato baza.Dëshira apo iniciativa është e shendosh por koha dhe armiqtë e shqiptareve janë në aksion,ata nuk presin.Për mbi dhjetë vite kjo parti në pushtet asgjë nuk ka bërë në mbrojtje të atdheut.I ka vdek nana thenjes se na mbron NATO.Kjo mbron Greqinë jo Shqipërin,mbane mendë se kjo ka shumë rëndësi.Në NATO faktor është Greqia kurse Shqipërin e kanë fut sa për të mos u stacionuar ruset apo kinezet si dikur.Na prift e mbara por kohë të vështira po vijnë.
Si gjithmone MOLLE SHERRI ! PENG i PERANDOREVE dhe PERANDORIVE deri ne VDEKJE ! NE PERFUNDIM E PAGUAJME ME GJAK dhe TROJE .
Me keto politka hajdutesh, qe jane zbatuar per 33 vjete ,eshte e pamundur te ngresh nje ushtri te kohes per interesat e kombit .Fondet mund te gjenden por mungojne njerzit, qe sot jane te shperfytyruar, per jete lluksoze ,pa derdhur djerse, vetem duke vjedhur e tjetersuar pasurite e perbashketa .Kush e ka mendjen sot per mbrojtjen .E pat cndodhi ne Durres por edhe ne Tirane? Kane zbarkuar putanat nga Amerika Latine qe fitojne nga 300 -1000 euro ne dite.Ja ku shkojne parat e shqiptarve .
Kur i kishim....late bastardin berrishe ti shkaterroje...se ishin komuniste si ai vete...fjck bajga berrishe dhe kopilave te tij zagare..
Po ne me Dy million popullsise dhe me 8 Baza Amerikane dhe nderkohe qe greqia dhe turqia ose dhe Italia apo Anglia qe Jane Vende shume me te Medha Kane vetem nga nje apo Dy baza ushtarake te huaja. KY eshte kolonizim dhe pushtime. Leket I paguajne ne per tu pushtuar
Gazeta Tema e mero baze qe Ka vite qe I Ben freak ( mbretit) , ato baza Kane qene thjesht do restaurohen dhe do kene ne gjendje Pune, pse nuk Ben ndonje artikull gazeta Tema per pronat qe u Jane grabitur bazave gjate viteve2013-2024 apo nuk Ka kohe, SA per kohe lufte ne te semes vafshin , SE asgje ska mbetur as ushtare as alletileri SE I derguar per skrap she kushedi SA Jane shitur pa ditur njeri nejse shqiperi hesapi
Se pari Shqiperia duhet te ringjalli dashurine per atdheun dhe moralin e Forcave te Armatosura! Pastaj bazat!