4 ditë punë në javë në Shqipëri?

5 Mars 2024, 15:57Sociale TEMA

4 ditë punë në javë në Shqipëri?

Të punuarit vetëm 4 ditë në javë po shihet nga bota perëndimore si e ardhmja e produktivitetit. Por në Shqipëri gjendur përballë kushteve të informalitetit, eksperti Erald Pashaj thotë se kjo formë mund të ofrohet vetëm nga një grup kompanish.


 “Unë mendoj se puna 32 orë në javë në Shqipëri është e mundur, por me një grup të caktuar kompanish. Me kompani që operojnë shumë në tregun perëndimor.”

Më të avantazhuar janë punonjësit e kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë, të cilët sipas ekspertit të punësimit mund të aplikojnë lehtësisht sistemin e 3 ditëve pushim.

 “Java 32 orëshe përgjithësisht aplikohet në industrinë e shërbimeve, industrinë bankare, në teknologjinë e informacionit, kurse në kompanitë prodhuese që janë në Shqipëri dhe ato që janë drejtpërdrejtë me klienti, për momentin është e pamundur të aplikohet.”

Në botë qindra kompani në gati 30 vende e ofrojnë sistemin e 4 ditëve në javë punë. Hulumtimet kanë treguar se një ditë shtesë pushimi në javë për punëtorët rrit produktivitetin, si dhe përmirëson shëndetin fizik dhe mendor.

 “Në radhë të parë punonjësi është më i përqendruar dhe motivuar, përfitimi i dytë është që njerëzit që punojnë 32 orë, cilësia e jetesës në këtë vend bëhet më e mirë.”

Në Evropë, në vitin 2022 Belgjika u bë vendi i parë që miratoi ligje për javën 4-ditore të punës.

7 Komente

  1. a
    arrifi

    ......te kam dhjere mu ne Zvicer dhe Suedi.Tani mbyllni kufirin se do sulen Amerikanet dhe Anglezet per te ardhur ne Shqiperi.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edi Rama

      4-dite ne jave pune behet kollaj. 4-dite kafe ne jave do jete veshtire!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Denis

        Bota a majtizmit idiot. Nuk a kan mendjen se si te prodhojne, te punojne sa me shume dhe rrisin produktivitetin, por planifikojne si te punojne sa me pak qe te rrine kafeneve apo neper plazhe dhe te jetojne si adoloshente pa pergjegjesi. Psikoze femijesh. Normal qe duan shtetin pastaj (mamin) tu jape gjera falas, edukim, strehim, shendetesi etj.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhoxhi

          Po kush punon sot më shumë se 32 orë në javë?Të gjithë rrugëve janë i shohim për ditë...

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tim

            Kush Ben 4 dite dhe te shtunen e kemi Pune 48 ore ne jave Pune vjen e diela Ku te ikesh perpara nejse pallavra interneti ketu nuk behet gje.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kemi ne merak te madh

              Kerkojne t'i marrin ne qafe shqiptaret duan t'i punesojne me zorr 4 dite ne jave, biznesi me perhapur ne Shqiperi Bar-Restoranet do te falimentojne, 'klient" do te jene ne pune........

              Përgjigjjuni
              1. L
                Llazi pe Qipidhasi

                hahaaaa shqipot shohin endrra ne diell e frumrzohen e bejne ndonje shkrim me titul “po sikur….edhe ne.” Ku niveli i puntoreve ne europe e ku ne shqiperi ! hahahaaaa doni te beheni me zorr si europianet. Apo mos e kini fjalen per politikanet ne parlament ? Ata po qe mund te “punojne” kater dite ne jave. ahahahaaa

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje