Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të hapet këtë të hënë.
Kryeministri Edi Rama, me një postim në “Facebook”, ka ndarë një video nga momenti i montimit të dronëve “Bayraktar”, të cilët siç thotë ai do të bëjnë flurimin e parë në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore.
“Mirëmëngjesi dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Lajmin për hapjen e bazës ajrore e NATO-s në Kuçovë e dha sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 15 shkurt.
sa turp u dhje rusoia
Te dha nje spital Babe rexhepi, dhe Shqiperia pagoi 10 milion euro,per bajraktaret e Babes.