
Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se punimet në Urën e Kukësit janë drejt përfundimit.
Kjo urë do i japë zgjidhje një nyje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare.
“Mirmëngjesi dhe me momentet e fundit të punës së gjatë për ndërtimin e një vepre të madhe publike si Ura e Re e Kukësit, e cila jo vetëm i jep zgjidhje një nyje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, po sjell edhe një shenjë të bukur kuptimplotë për nga përmasa inxhinierike dhe estetike, për të gjithë udhëtarët në atë rrugë, ju uroj të diel të këndshme”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Po shko dhe jepi nje dore boje si piktor qe je se po ndryshket.
Sa shume entuziazem per kete veper te stermadhe ,sidomos ne sekonden e 25 te videos ,emocionohesh tek sheh heronjte e heshtur te vepres qe mberthejne bullonat me dore , Arritje e denje per shekullin 21, meqe ra fjala per transparence ndaj publikut ...SA KA KUSHTUAR VEPRA DERI TANI, sepse supozohet te jene parate e shqiptareve qe po hidhen aty buze liqenit.