Nëse shkoni sot në Himarë do të përballeni me dy pamje.
Qytetarë që shkojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre, të votojnë për kryebashkiakun e ri, dhe të tjerë që shijojnë fundjavën në plazh nën rrezet e diellit.
Janë 23 mijë e 74 qytetarë që janë thirrur për të votuar për të zgjedhur dy kandidatëve, Vangjel Tavo i PS dhe Petro Gjikuria i opozitës.
Deri në orën 11:00 janë 4171 votues kanë ushtruar të drejtën e votës. Vihet re një pjesëmarrje më e shtuar e votuesve në krahasim me zgjedhjet e 14 majit 2023.
Lini një Përgjigje