Po zhvillohet jashtë radhë mbledhja e këshillit bashkiak në bashkinë e Maliqit, e organizuar për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet e muajit nëntor 2025.
Prezentë në mbledhje janë edhe fermerë të kësaj bashkie të cilët po debatojnë me drejtuesit e kësaj bashkie lidhur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e para. Sipas tyre, numri i fermerëve të prekur është i madh dhe dëmet janë shumë të konsiderueshme në prodhimet bujqësore të cilat iu janë shkatërruar.
Julian Guri një prej fermerëve potencialë në territorin e bashkisë Maliq ju bën thirrje fermerëve për rezistencë. “Asnjë nuk duhet të lëvizi që këtu, ne duam përgjigje konkrete, le të vijë kush të dojë, çfarë do bëhet. Ku janë dëmshpërblimet?” – thotë fermeri.
Në shenje proteste fermerët godasin tavolinat, ndërsa kërkojnë dëmshpërblimet sipas tyre kjo situatë sa vjen dhe rëndohet.
“Nuk duam shpresa të kota”, shprehen ata, ndërsa njëzëri thërrasin “Turp, Turp!”
Në përfundim të mbledhjes pritet të shihet se çfarë do të vendoset për këtë çështje.
O fshatar biznesmen, ujet nuk eshte larguar akoma, ti thua dua leket, aq sa dua une. Po leket jepen badiava apo ne baze te vrrifikimit te demeve. Atehere rri aty kerko leke, mos shoqero grupet e verifikimit te demeve, se ku dihet mund te permbysesh qeverine nga salla a bashkise.
Filloi te kruhet qepujla lozhanit . Ju ka dhen vodka pe panxhari maliqareve
Po perse nuk siguroheni o njerez? Ne te gjithe boten i marrin leket nga siguracioni.
E ka fajin qeveria qe u jep demshperblim. Ik siguro pronen dhe prodhimin, mos i kerko leket nga ai punetori i ndertimit ne Tirane. Qeveria do ja marri punetorit qe te ja jape fermerit. Asikuracion privat, asgje tjeter. Nuk ta mban xhepi, shite pronen, ik bej pune tjeter.