Dëme nga përmbytjet në Dimal, nën ujë landfilli i Kuçovës dhe disa ferma

11 Janar 2026, 15:39Sociale TEMA
Dëme nga përmbytjet në Dimal, nën ujë landfilli i

Hapja e portave të Hidrocentrali i Banjës ka sjellë daljen nga shtrati të lumi Devoll. Si pasojë, është përmbytur tërësisht landfilli i Kuçovës.

Uji ka shkaktuar dëme edhe te fermerët dhe blegtorët e zonës. Një stallë për mbarështimin e derrave, e ndodhur pranë landfillit, është përmbytur, duke sjellë dëme të mëdha materiale. Fermeri Pëllumb Braushi deklaron se uji erdhi me shpejtësi gjatë natës. Ai dhe bashkëshortja e tij u përpoqën të shpëtonin gicat, por nuk ia dolën për shkak të rrjedhës së fortë të ujit dhe rritjes së vazhdueshme të nivelit.

Sipas tij, rreth 100 kokë derra kanë ngordhur brenda stallës, ndërsa edhe kafshët e mbetura rrezikojnë të ngordhin, pasi kanë qëndruar për orë të tëra nën ujë.

Ndërkohë, dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në bashkitë Dimal dhe Kuçova raportohen të konsiderueshme. Autoritetet bëjnë me dije se janë ngritur grupet e punës që do të verifikojnë dëmet në terren.

Lini një Përgjigje