Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nga fshati Thanasaj në Lushnjë, tha se situata e prurjeve të lumenjve mbetet nën kontroll, me argjinaturat të qëndrueshme dhe hidrovorët në kapacitet të plotë.
Ai theksoi se nuk ka urdhra evakuimi për momentin, ndërsa shqetësim kryesor mbeten tokat bujqësore dhe stane të blegtorëve.
“Ujërat janë ende brenda argjinaturave, argjinaturat janë të qëndrueshme dhe edhe hidrovorët janë në kapacitet të plotë. Nuk kemi urdhra evakuimi për momentin. Situata është dinamike, ka një stabilitet të niveleve dhe kuotave. Shqetësim përbën tokat bujqësore. Disa stane na është dashur që të evakuohen dhe na duhet që të gjendemi pranë blegtorëve për të gjitha nevojat që kanë,” u shpreh Vengu.
Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, raportoi në fshatin Thanasaj janë rreth 30 banesa të rrezikuara nga prezenca e ujit.
Lini një Përgjigje