Disa fshatra të izoluar, reshjet e dëborës bllokojnë aksin Krujë–Qafë Shtamë,

11 Janar 2026, 10:11Sociale TEMA
Disa fshatra të izoluar, reshjet e dëborës bllokojnë aksin

Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë gjatë natës në Malësinë e Krujës kanë bërë që shtresa e dëborës të arrijë mbi 25 centimetra, duke shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Krujë–Qafë Shtamë.

Si pasojë, disa fshatra në zonë kanë mbetur të izoluar dhe autoritetet vendore po punojnë për hapjen e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Drejtuesve të mjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes në qarkullim dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

1 Komente

  1. Z
    Zylo

    Po ne kohen e xhaxhit binte nga nje metro debore jo 10 cm dhe thone u bllokua rruga gazetaret i kane per lajme keto jane vogelsira jo bllokime rrugesh .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje