Serbia, e cila prej 14 vjetësh në dhomën e pritjes së BE sa i përket integrimit po parakalohet aktualisht nga vendet fqinje, Mali i Zi dhe Shqipëria në rrugën drejt Brukselit. Pritja e pafund me sa duket ka shtuar zhgënjimin e serbëve me Bashkimin Europian. Sondazhi i publikuar ditët e fundit në Beograd, tregon, se vetëm rreth një e treta e serbëve ende duan të bashkohen me BE-në.
Sondazhi i kryer nga organizata me seli në Beograd, Qendra për Politikë Bashkëkohore (CSP), arrin në përfundimin, se vetëm 36 përqind e popullsisë është në favor të anëtarësimit në BE. Madje mbështetja për BE po bie me shpejtësi. Rreth 15 vjet më parë, 70 përqind e serbëve ishin në favor të anëtarësimit, shifra pësoi rënie në vitet që pasuan, por i kalonte 50 përqind. Sipas CSP vërehet gjithashtu përqindje e ndjeshme në rritje e të anketuarve që e refuzojnë hapur anëtarësimin. Me 33 përqind, tani ata janë pothuajse aq sa ata që janë në favor.
Kush është përgjegjës për krizën e besimit?
Rezultatet e sondazhit kanë nxitur debate në Serbi, se kush është përgjegjës për krizën e besimit ndaj BE: një qeveri autoritare që nxit rregullisht ndjenja anti-perëndimore tek mediat e afërta me të? Apo shtetet anëtare të BE-së që e kanë bllokuar procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor për vite me radhë? Ekspertja serbe për çështjet europiane nga Beogradi, Bojana Selakovic, është e bindur, se të dyja palët kanë përgjegjësitë e tyre. “Qeveria e Aleksandar Vuçiçit nuk e ka braktisur zyrtarisht anëtarësimin në BE, por në realitet, anëtarësimi nuk ka qenë kurrë qëllimi i saj”, thotë Selakovic, koordinatore e platformës qytetare serbe “Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian”, cituar nga agjencia gjermane e lajmeve, kna. Selakovic shton, se edhe për BE-në, kjo pritje e pacaktuar dukej një status quo e pranueshme gjatë viteve.
Marrëdhënia e Serbisë me Brukselin ishte si një “martesë të hapur”, krahason Selakovic, në këtë kohë Vuçiçi krijoi lidhje të ngushta me Kinën dhe Rusinë. Ekspertja kritikon Brukselin, që shpesh i mbyllte sytë ndaj manipulimit të zgjedhjeve ose masave kundër shtypit dhe opozitës. Në këmbim, Beogradi siguronte një qetësi të tensionuar në rajon. Kritikët e BE ka kohë që qëndrimin e Brukselit e quajnë mbështetje për “stabilokracinë.”
Popullaritet më i madh tek rinia
Ende BE-ja është më e popullarizuar në mesin e të rinjve. Për eksperten Selakovic, “ata janë e vetmja gjeneratë që e percepton BE-në si një instrument natyror për mundësi jetësore: lëvizshmëri, kufij të hapur, arsim, qasje në tregun e punës dhe siguri ligjore.”. Prej më shumë se një viti, Serbia ka qenë në një gjendje të jashtëzakonshme politike. Pas katastrofës në stacionin e trenit të Novi Sadit më 1 nëntor 2024, në të cilën vdiqën 16 persona,u zhvilluan çdo javë protesta. Vuçiç ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare për këtë vit, një nga shumë kërkesat e studentëve demonstrues.
Ishin protestat që e rikthyen më fort vëmendjen e BE nga qeveria e Serbisë për shkak të akuzave për dhunë kundër demonstruesve dhe gazetarëve. Diplomatët e Brukselit bëjnë presion për reforma, si në lidhje me sundimin e ligjit edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Por sipas Selakovic kjo kthesë nga Brukseli vjen mjaft vonë: “Dëmi është bërë tashmë. Axhenda evropiane ka humbur besueshmërinë në Serbi, ndërsa qeveria ka qenë në gjendje të konsolidojë pushtetin e saj pa ndonjë kufizim real”, citon kna./DW
Serbia ka industri,prodhon edhe Aviona te vegjel dhe cdo gje ushtarake,ka Infrastructure moderne dhe ka Komb patriot ,Ka ushtri te forte dhe sapo bleu avionet e rinj Rafal.ka Trena ka tramvaj dhe do Bej dhe Metro ne Beograd..Nje Qytet europian..Shqiperia si nje province diku nga Kirgistani as ka Ushtri as ka ekonomi nuk prodhon asgje,vetem pordhe kot…Mali i zi eshte pertoke si Shqiperia ,pak me modern Po nuk prodhon asgje..Shteti Serb ka 1 mije vjet,dhe ka Politike si duan vete nuk lepijne per kockat e europes.Shqiperia dhe Mali i zi Jane lypsa nuk I Duhen gje Europes..ne çdo anket,Europianet nuk e duan Shqiperine ne BE se nuk ka asgje qe te vij era rregull apo Shtet…Kur Serbet pinin Coca Cola ne ishim si majmunet pas klonit..qe Kur u be Shqiperi te krahasohet me Serbine qe ka 100 miliarde GDP per 5 million banor
i ka 100 miliard se vodhi nentoken kosovare i ka shume gjera se shfrytezoje popujt e tjere ne federaten jugosllave Nuk eshte se nuk lepin Eshte ushtar besnik i putinit dhe merr cdo gje nga rusia sic morem dhe ne kur ishim lidhur me kinen dhe rusine NE prodhonim dhe exportonin Por duhet thene qe pushtetaret tane te shiture dshe tradhetar i shiten per scrap arsenalin dhe bazen industriale qe u krijua per 30 vjete ne ate regjimKete duhet te shikoje SPAKU Pse u shkateruan uzinat fabrikat bujqesia baza mekanike industria nxerese dhe perpunuse si uzina e telave e shume te te tjera qe ishin me effektivitet arsenali ushtarak dhe kush e beri dhe perfitoje miliard Serbia itrembesh Shqiperise atehere se ishte e organizuar dhe paisur me armatimin e kohes
Kot fare, , eshte politika e Vuçiçit qe do te haje nga te tere krahet, nga shba me investime, nga Europa me fonde nga Rusia qe kane mbeshtetjen me te madhe. Po te mos ishte influenca nga martesat ne familjet mbreterore te Europes qe fituan daljen ne détecte dhe krijimin e federates Jugosllave, do e kishe pare Serbine Ku do ishte tani. Ne 97 kam folur me nje refugjat politik Serb, i cili me tha, Serbet Jane qorra e te pa nxene, Milloshevicit i perket gjysma e vendit eshte familja me e pasur se kushdo e njerzit vene akoma pas tij. Pra njesoj si Shqipetaret me disa nga politikanet tane. Shiko statistikat e armatimeve para 90 dhe e kupton se sa e fuqishme ka qene Serbia po mos te ishte per interesat ruse ne ballkan nuk i dihet nga do ishin Serbet e tu.