Mes borës së dendur dhe terrenit të vështirë malor të Mokrës, një traktor zinxhiror DT-75, prodhim i viteve ’60–’70, vijon të kryejë një punë jetike që shpesh makineritë moderne e kanë të vështirë ta përballojnë.
Pavarësisht moshës së tij mbi 60-vjeçare, mjeti mbetet funksional dhe i domosdoshëm për hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora, veçanërisht në zona ku infrastruktura është e kufizuar. Rrugët e ngushta, pjerrësitë e theksuara dhe terreni i thyer malor e bëjnë të pamundur përdorimin e mjeteve të rënda bashkëkohore, duke e kthyer DT-75 në një zgjidhje të pazëvendësueshme.
Falë zinxhirëve dhe qëndrueshmërisë së tij, traktori arrin të përballojë kushte ekstreme atmosferike, duke siguruar kalueshmërinë për banorët e zonës dhe lidhjen e fshatrave me qendrat kryesore. Ky mjet i vjetër, por i besueshëm, mbetet një simbol i qëndrueshmërisë dhe efikasitetit në shërbim të komunitetit, edhe në një kohë kur teknologjia moderne po dominon sektorin e mekanikës.
Mire por mjete te tilla te renda me zinxhirë asfaltin e bëjnë përshesh .
Pashnerin si mund me e botu ket shkrim ????????????Me qesh me lot ???????? Në ruge idhet asfalti per 10 vjet!! Ky traktor e prish per 1 dite ! Mos aroni dullen(enverin) paraden me tanke ne bulevard !!
S'paske dalë nga asfati mor birë Tirone
Po cdo bej traktori me zinxhir ne asfalt ? Ai eshte projektuar per tere net e veshtira ?
Kjo eshte forca e Rilindjes dhe perkujdesi i saj per popullin shqiptar. Traktori 60 vjecar Ta gezoni Edi Ramen dhe per 20 vite te tjera
Po cte keqe ka ore komentus Cimi : Mjet pune eshte dhe me vlere per nevojat e kohes ? Edhe prej traktorit ju vjen e keqja ? Jane me te forta se keto te kohes moderne , i pershtaten me mire terenit Shqiperise ? ???
me ngadale por kethim mbrapa nuk ka