Inxhinieri: Ja pse Lezha përmbytet sot dhe çfarë zgjidhjeje ka!

9 Janar 2026, 19:00Sociale TEMA
Inxhinieri: Ja pse Lezha përmbytet sot dhe çfarë zgjidhjeje ka!

Inxhinieri hidroteknik Kristo Goga, i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, shpjegoi arsyet pse Lezha po përballet sot me përmbytje të shpeshta, ndryshe nga e kaluara kur qyteti nuk përmbytej.

Sipas Gogës, Lezha është një zonë fushore ku edhe reshje minimale shkaktojnë përmbytje, për shkak të ndërhyrjeve të gabuara në infrastrukturën e kullimit. Ai kujtoi se dikur ekzistonte një kanal përgjatë rrëzës së kodrave, nga Manatia, i cili mblidhte ujërat e malit dhe i derdhte ato në lumin Drin ose në përroin e Manatisë, duke mbrojtur qytetin nga vërshimet.

“Infrastruktura u shkatërrua dhe mbi kanalin u ndërtuan pallate, duke i hequr qytetit mbrojtjen natyrore ndaj ujit,” theksoi Goga.

Sa i përket zgjidhjeve, inxhinieri u shpreh se ato ekzistojnë, por kërkojnë investime të konsiderueshme. Sipas tij, masa më e rëndësishme është që ujërat e malit të mos futen në qytet. Një zgjidhje tjetër emergjente, sipas Gogës, është vendosja e stacioneve të pompave në zonat që përmbyten, për të evakuuar ujin dhe për të reduktuar dëmet.

Fjala e plotë e inxhinierit!

"Lezha ishte një qytet që nuk përmbytej. Tani përmbytet. Është një zonë fushore e Lëzhës që edhe një pikë ujë të bjerë, ajo përmbytet. Rrëzë kodra, që nga Manatia, kalonte rrëzë atyre një kanal që mblidhte ujërat e malit, dhe I derrte ose drin ose në përroin e manatisë.

Si kudo dhe në Lezhë, u prish kanali u ndërtuan pallate. Çfarë zgjidhje mund të ketë sot? Ka disa mundësi, por kostot janë të mëdha. Kryesorja është që ujërat e malit nuk duhet të futen në qytet, kjo është më e rëndësishmja. Aty ku përmbytet mund të vendoset një stacion pompash, kjo jep një zgjidhje".

4 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    dmth mbituni njehere e masandaj..... cak ndizen pompat e soset situata!!!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nastradini

      Lezha permbytet sepse e drejton nje ish polic. Ai do nje jete ta kuptoje cfare ndodh aty .

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Lezha permbytet se pari se te gjitha argjinaturat e hidrovorit u shkaterruan dhe zhavori i marre u perdor per te ndertuar shtepi ne zonat ku nuk lejohej asnje ndertim. Se dyti, propozimi per ndertimin e HEC-it midis bregdetit dhe Vaut te Dejes qe do ulte nivelin e liqenit te Shkodres me nje meter u kundershtua nga politikanet lokale qe ndersyen popullsine vendase me ne krye disa palaco gjoja ambientaliste. Ulja e nivelit te liqenit do eleminonte perfundimisht permbytjet ne Lezhe e ne Shkoder. Tani rrini e thauni ne diell se keshtu ndodh. Kur nuk ke mend, ke kembe. Ajo qe bene politikanet ishte nje gomarllek qe po e vuan popullsia lokale dhe do ta vuaje pergjithmone. Si thote ajo fjala e vjeter: per inat te vjehrres shkoj e fle me mullixhiun. Edhe politikanet e Saliut e kundershtuan kete projekt se po e benin socialistet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje