Ministria e Mjedisit bën llogaritë: Gati 10 miliardë dollarë deri në 2036 për ndryshimet klimatike

9 Janar 2026, 16:30Sociale TEMA
Ministria e Mjedisit bën llogaritë: Gati 10 miliardë dollarë

Shqipëria duhet të shpenzojë 9.8 miliardë dollarë deri në vitin 2036 për të zbutur efektin e ndryshimeve klimaterike. Përllogaritjet i ka bërë Ministria e Mjedisit e cila ka hartuar dhe hedhur për konsultim publik projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026-2036”.

Zhvillimi urban ka koston më të lartë të përllogaritur i ndjekur nga pyjet dhe transporti ndërsa turizmi ka koston më të ulët të përllogaritur.

“Shqipëria, për shkak të pozicionit të saj bregdetar në Evropën Jugore dhe rrethanave socio-ekonomike e institucionale, është veçanërisht e ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike. Parashikimet tregojnë rritje të vazhdueshme të temperaturave, ulje të reshjeve, shtim të fenomeneve ekstreme të motit dhe pasoja të dukshme nga rritja e nivelit të detit, veçanërisht përgjatë bregdetit të Adriatikut. Këto zhvillime kërcënojnë komunitetet, infrastrukturën dhe ekosistemet, duke nënvizuar nevojën urgjente për planifikim të koordinuar dhe multisektorial të përshtatjes”, njofton Ministria e Mjedisit.

Përpjekjet për të zbutur efektin e ndryshimeve klimaterike shtrihen në pesë sektorë kryesorë, Bujqësi dhe Pyje, Zhvillim Urban, Turizëm, Energji dhe Transport.

“Qëllimi kryesor i projekt-vendimit është reduktimi i ndikimeve të lidhura me ndryshimet klimatike në mbarë vendin, përmes forcimit të kapaciteteve institucionale dhe teknike që mbështesin integrimin e Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike në planifikimin afatmesëm dhe afatgjatë. Projekt-vendimi synon funksionalizimin e një procesi të unifikuar, gjithëpërfshirës dhe afatgjatë të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike”, raporton Ministria e Mjedisit.

Mjedisi është kapitulli më i vështirë në negociatat e Bashkimit Evropian dhe ky shqetësim u ngrit edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve në gusht.

“Në kuadër të procesit të integrimit evropian, projektakti kontribuon në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian, veçanërisht me kërkesat e Rregullores së Bashkimit Evropian për Qeverisjen e Unionit të Energjisë dhe Veprimin për Klimën e cila vendos detyrim për shtetet anëtare dhe vendet kandidate për të hartuar plane kombëtare të përshtatjes dhe për të ngritur mekanizma efektivë monitorimi dhe raportimi”, deklaron Ministria e Mjedisit.

Nga përmbytjet, zjarret dhe dëmet në bujqësi, Shqipëria rrezikon të humbasë rreth 15.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, apo rreth 3.5 miliardë euro deri në vitin 2028. Raporti rajonal për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor i Bankës Botërore vlerëson se humbjet e Shqipërisë janë më të mëdhatë në Ballkanin Perëndimor. 

4 Komente

  1. D
    Dire Straits

    10 miliarde dollare ----- Hiq nja 5 miliarde qe duhen per pare xhepi , gjera te vogla korrupsioni , breke , cokollata , vere....ngelen 5 miliarde ..po varet kush do ti beje llogarite dhe ti ndaje sipas sektoreve se.psh mund t'ia japin Zeqinese ti ndaje sipas sektoreve dhe ...i bie te ndahen sipas atij skecit " 28 kamiona per 7 bataliona ...del 13 kamiona per batalion "

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhezo Smokthina

      Jeni shtet dhe shteti duhet të punojë çdo ditë dhe çdo orë. Pas gjithë këtyre përmbytjeve, si për çdo dështim, ju e keni të gatshëm një hartim propagandistik se çfarë do të bëni në të ardhmen, por kurrë për të dhënë llogari për mënyrën se si keni punuar dhe drejtuar shtetin deri sot. Paskeni menduar dhe bërë projekte të shpenzoni 10 miliardë dollarë për t'u bërë ballë "ndryshimeve klimatike"!! Shumë të cunguar jeni treguar, pse nuk vini në dispozicion 20, 30,40,50 miliard dollarë? Sepse vetë e kishit në dorë, kënaqeshit edhe ju por edhe ne. Pastaj gjenit një Krifcë tjetër me njohuri të plota bonifikuese për t'i menaxhuar si duhet këto fonde! Sinqerisht, regjim më shakaxhi dhe argëtues kurrë dhe kërkund nuk mund të gjesh në glob. Paskësh qënë i hatashëm menaxhimi artistik që qeveria jonë artistike shpalos në projektet e saj artistike, ëndërrimtare nën drejtimin e ndritur të KM artist!!! Ç'të paskemi bërë, o Zot!!!...

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Beson vertet njeri se ky vend hajdutesh ka njerez pushttetare qe mendojne per mjedisin?

        Përgjigjjuni
        1. .
          .....

          Eshte pjese e strategjise se globaliste "ngrohja globale" dhe menaxhimi i saj nepermjet varferimit te popujve dhe neshtrimit te tyre.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje