Moti i keq, 300 familje pa energji elektrike në Qarkun e Gjirokastrës

10 Janar 2026, 09:10Sociale TEMA
Moti i keq, 300 familje pa energji elektrike në Qarkun e Gjirokastrës

Moti i keq dhe defektet e shkaktuara prej tij në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike vijojnë të sjellin probleme për furnizimin me energji në disa zona të Qarkut Gjirokastër.

Ditën e shtunë, rreth 300 familje në zonat malore të Tepelenës dhe Përmetit kanë pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas burimeve zyrtare, stakime të herëpashershme janë regjistruar edhe në zona të tjera të qarkut, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike.

Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike. /br

Lini një Përgjigje