Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama: U përmbyt edhe Stambolli!

11 Janar 2026, 09:38Sociale TEMA
Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama: U përmbyt edhe Stambolli!

Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim” ku së pari foli në lidhje me situatën e rëndë ku vendi ynë është prej ditësh tashmë me përmbytjet.

 

“Nuk ka prekur vetëm vendin tonë, të paktën jo për arsyet që ziejnë tenxheret mediatike por një hartë të gjerë, deri në Stamboll ku kishte pamje apokaliptike.
Një masë ajri e ftohtë nga veriu është përplasur me një valë të ngrohtë nga Mesdheu që ka sjellë këtë situatë.
Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verëra të nxehta, por edhe stinë të pa qendrueshme dhe mot këmbëngulës. Më shumë zjarre dhe përmbytje, është tashmë një kuadrat I ri I klimës ku jetojmë, por jam krenar që në çdo situatë emergjence jemi më të përgatitur falë investimeve të bëra”, tha ai.

9 Komente

  1. M
    Me mire i vertete sexsa ..

    Gjigande po kerkone gjilperen ne kasht. Eshte me mire ti tregoshe historikun e qyteteve tona qytetarit se si ndertimet jane bere pa planimetri , ku permbytjet do jene te vazhdueshme nuk ka rendesi kush eshte ne qeveri , ku qytete si Vlore , Durres nje pjese ne Lezhe jane nen nivelin e detit ku kanalizimet nuk funksionojne , ku ne keneten e Durresit u ndertua ne nje terren jo constructible se sa tregone perallat me Stamboll. Berati qe nga koha e Hoxhes kur bie shi te gjykata dhe markata verrshojne ujrat nga kodrat edhe behet lume...... E vertete qe ka pasur rreshje , por beje krahasimin me Barcelone

    Përgjigjjuni
    1. P
      Propaganda dhe realiteti

      Janë gjëra që ndodhin edhe nëpër filma, e ka thënë mamica Spiropali.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Përse nuk bën krahasime me prodhimin,ekonominë,policinë,ushtrinë,shëndetsinë,etj, të Turqisë por vetëm për përmbytjet ??? Apo shqiptarçe injorante që fajin e kanë gjithmonë dhe vetëm tjerët ???

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fieri

        Relativizoji te gjithe te keqiat qe ndodhin e BeQir

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teodor

          Po vdo 6 muaj o njeri. Po prano nje pergjegjesi te pakten se Durresin e kishe ibret...

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire Straits .!!.!

            Eh , po ka te drejte ky Rama more , e ku ka leke per te forcuar agjinaturat e lumenjve apo pastruar hidrovoret??? Epo tani , Ajola donte breke , Lali u shtrengua pak se 800.000 euro perdori , Bela donte ca pare xhepi , epo tani nuk mori shume nja 50 milione euro te vogla , Mirlinda kishte neps per cokollata dhe biskota ..epo te mos merrte nja 10 milione euro te vogla....epo ja mbaruan leket , tani Rama nuk do zgjidhe gjithe problemet , ja zgjidhi 3 probleme madhore qe permenda , epo le te rrine edhe ca nen uje populli..por mos e rruani , ne mandatin e 13 nuk do kete me permbytje !!!

            Përgjigjjuni
          2. M
            Maro

            Rreshjet ishin fare normale. Nuk eshte e vertete.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Toni

              Ne kohen e Sales Shqiperia per 8 vjet por dhe me pare u permbyt 1 here gjithsej...ne 13 vitet e tu pothuajse cdo 2 vjet. Kaq shpejt ndryshoi clima?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje