Gati 2,5 miliardë dollarë llogaritet dëmi i përmbytjeve në tre dekada, e megjithatë askush nga përfaqësuesit e institucioneve që janë të angazhuara me mirëmbajtjen e sistemit hidrik në Shqipëri, vlerësimin e riskut para dhe gjatë emergjencave nuk ka dhënë llogari para drejtësisë dhe as është gjetur fajtor.
Fatura e dëmit ekonomik bëhet publike nga një raport i detajuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka kaluar në lupë përgjegjësitë në nivel qendror dhe të pushtetit lokal duke nisur nga ministria e bujqësisë deri tek ndërmarrjet që administrojnë argjinaturat, sistemin kullues dhe kanalizimet.
Gjetjet janë bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbas auditimit mbi përmbytjet e 2024 në qytetin e Vlorës, ku dhe janë administruar qindra dokumente mbi hartën, kanalizimin, deri tek hidrovorët dhe kontratat e mirëmbajtjes së tyre. Në këtë kontroll, përpos evidentimit të problematikës për mos pastrimin e kanaleve kulluese prej dekadash nga institucionet përgjegjëse, ngrihen pikëpyetje për mosmenaxhim efektiv të riskut nga përmbytjet në nivel kombëtar, i cili duhet të përshtatej me kushtet klimaterike, që në këto kushte, sipas KLSH, bie në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen civile. E ndërsa ekspozohet se 3,285 objekte janë ndërtuar pa leje në infrastrukturën ujitëse, kulluese dhe të mbrojtjes, ky është vetëm njëri ngërç, pasi të tjerat lidhen me mosbashkëpunimin e duhur midis institucioneve për menaxhimin e situatave të përmbytjes, deri tek mungesa e mirëmbajtjes të sistemit kullues.
Nga 1990 numërohen tetë përmbytje të rënda në Shqipëri: e 1995, shtatori 2002 kur u prekën 7,500 familje kryesisht në Torovicë, Lezhë dhe Milot, shkurt-mars 2004 përmbytjet e Drinit dhe Bunës, dhjetor 2005 përmbytjet në Jug nga Vjosa, përmbytjet e Nënshkodrës 2010-2011 gjatë të cilës u evakuuan 12 mijë shtetas, në shkurt 2015 përmbytja e Jugut ku u dëmtuan plotësisht 709 shtëpi, përmbytjet e nëntorit 2017 përgjatë rrjedhës së Vjosës ku u dëmtuan 4,700 banesa dhe e 2021 e 2024 në zonat Lezhë, Shkodër dhe Vlorë, me mijëra hektarë tokë të përmbytur, banesa e biznese të shkatërruara dhe rrugë të bllokuara përkohësisht nga rrëshqitjet.
Në të gjithë këto emergjenca, drejtësia ka shënuar vetëm dy hetime, duke dyshuar se nuk ishte vetëm faji i motit. E para emergjenca e 2010 në Shkodër, mbasi u hapën tre porta shkarkimi të Vaut të Dejës, të Komanit dhe të Fierzës, dhe kjo solli përmbytjet masive të gjithë Shkodrës, madje edhe në qytet. Por, duke u bazuar në ekspertizën e tre specialistëve të hidrocentraleve, hetimet dolën në përfundimin se çështja duhej pushuar, mbasi hapja e digave ishte e justifikuar. E dyta, ende nën proces, është e prokurorisë së Durrësit, nisur pak ditë më parë, jo vetëm për shkatërrim prone me përmbytje, por gjithashtu edhe ndaj personave që dyshohet se shpërdoruan detyrën gjatë menaxhimit të situatës.
Deri më tani, edhe për këtë dosje nuk ka ende të dyshuar.
Top Channel
Perpara se të bëni shkrime, lexoni pak, kerkoni pak në Internet. Ky mentalitet i te denuarit të zyrtareve kur ndodh nje fatkeqesi natyrore është i mbartur nga regjimi i Enver Hoxhës. Atëhere denoheshe pa kriter, sepse të benin "kokë turku". Një kerkim i thjeshtë në Internet per Britaninë të jep këtë informacion: "As of late 2025/early 2026, no government or Environment Agency (EA) officials have been charged or imprisoned in the UK as a result of flooding itself or for negligence related to flood management.". Jane ndjekur procedurat e siguracionit. Pastaj, kjo do krijoje precedente të rrezikshme. Infrastrukturen kulluese e projektojne inxhinjerët. Edhe studimin e fizibilitetit e bëjnë inxhinjerët. Inxhinjeri projekton një hidrovor kullimi per një prurje ose novel rreshjes të caktuara. Me parashikim. Ndodh që niveli i rreshjeve është iemadh dhe kemi permbytje. Edhe? Do futësh në burg inxhinjerin per parashikim të gabuar? Ku shkojme keshtu? Mendoheni kur shkruani? Po ata fshataret që kane bërë ndertime pa leje ne zona kenete apo permbytjesh? T'i fusim në burg? Në kohën e Enverit kishte rregull absolut dhe aty ku shteti nuk kishte investuar në argjinatura nuk ndertonte dot njeri. Veprimi denohej me ligj. Tani, Enveri ishte i keq, por ligjet i paska patur të mira. Anën politike të regjimit e dimë që ishte e keqe. Po ligjet dhe procedurat civile pse u prishen? Per 14 vjet, nga viti 1991 deri në 2005 Shqiperia ishte rrumpallë. Në 2005-ën qeveria e PD filloi të permiresonte anën ligjore dhe zbatimin e ligjit. Nuk ka rendesi sa sukses pati. Pati perpjekje. Qeveria Socialiste në 2013 filloi reforma me të thella. Por, zallamahia e periudhes 1991-2005 nuk zhbehet dot. Nuk prishen dot dhjetra mijera ndertime pa kriter, pa krijuar probleme sociale dhe ligjore. Prandaj mendohuni pak kur shkruani dhe mos merrni kot me denime, sepse me shumë do denohet njerëz të pafajshëm. Asnje zyrtar.nuk denohet dot, sepse zyrtari firmos projekte dhe studime fizibileti që i bëjnë inxhinjerët, keshtu që pergjegjesia shkarkohet Tek të tjerët. Pra, shkrim kot, ose nga naiviteti, ose nga injoranca. Duhet reagim nga autoritetet, afat shkurter dhe afat gjatë. Por mos prisni ndonje gjë të madhe, sepse është e veshtire. Shumë e veshtire.
Shqiperia ka 35 vite qe lengon ne shkaterrim, dhe kerma pergjegjese per kete eshte kucedra gjakatare Berisha. Tani qe ai po vdes, na ka lene ne dilemen te zgjedhim mes femijevevte tij dhe Ed maskara Rames.
Po nese e ka moti ,pse te denohen apo keshtu mendojne, nese ka sabotim si ne kohen e pordhes te denohen, idot gazetar