Kujdes me sahatin: Ja sa duhet të paguani në muaj që të klasifikoheni te “familjet e pasura”

28 Prill 2022, 14:50Sociale TEMA

Kujdes me sahatin: Ja sa duhet të paguani në muaj që të

Ndikuar nga kriza energjetike, familjet shqiptare nuk do ta paguajnë njësoj çmimin e energjisë. Qeveria ka nisur punën për kategorizimin e “familjeve të pasura”.

Madje ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku deklaroi sot në Kuvend se diferencimi në çmim u është kërkuar nga qytetarët shqiptarë.

Pyetja që shtrohet me të drejtë gjatë këtyre ditëve është se si do të bëhet ky diferencim. Gjithçka varet nga fatura që qytetarëve iu shkon çdo muaj në banesë.

Sipas skemës së qeverisë, abonentët që kalojnë 700 kW/h të harxhuar në muaj do të paguajnë më shumë. Për qytetarët poshtë kësaj fashe çmimi i energjisë është 9.5 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli është 13.5 lekë.

Sipas përllogaritjeve çdo familje që harxhon gjatë një muaji më shumë se 7089 lekë do të paguajë më shtrenjtë çmimin e energjisë.

Referuar të dhënave nga raportet vjetore të ERE-s duket se janë mbi 50 mijë abonentë familjarë që e kalojnë këtë fashë, të cilët pritet ta paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Në total, OSHEE ka rreth 1.2 milion abonentë familjarë, nga të cilët rreth 50 mijë vlerësohet sipas raporteve publike se harxhojnë më shumë se 700 kW/h në muaj.

3 Komente

  1. O
    Oerd Bylykbashi

    Gjithe frika ime eshte tek drejtesia qe do te kene lexuesit e matsave. Ne jo pak raste ka patur nje mbifaturim te nje abonenti dhe rruga per te gjetur te verteten eshte nje FERR i vertete. "Po ka hyre ne sistem - te thone - duhet ta paguash, pastaj behet (kur te qethen viçat) diferenca".

    Përgjigjjuni
    1. D
      Denisi

      Ae di zonjush Belinda Balluku se nje pjese e mire e familjeve shqiptare e bejne buken ne shtepi per te kursyer sado pak,dhe per kete duhet te harxhosh energji elektrike? Si rrjedhim ata qe jane te varfer,perseri do ta hane dyfish,do te kursejne nga buka,do ta hane nga cmimi i energjise te qeverise......

      Përgjigjjuni
      1. v
        vlora.vlora

        O Denis ,Belindra bundra e di shume mire ,po ashtu ajo e di shume mire qe faturisti mund te mos vije fare dhe konsumatorit ti veje dyfish cmimi,ajo eshte bere bundra nr1 e Rames tani

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje