La Moskën për dashurinë - Ndoqi studimet në Tiranë, Zylfi Tola dogji bursën e studimit për aktor në “Bolshoi Theatre”

27 Maj 2023, 21:50Sociale TEMA

La Moskën për dashurinë - Ndoqi studimet në Tiranë,

Ka kapërcyer të 87-at por ruan freskinë edhe sot e kësaj dite, të asaj rinie të dikurshme të dashuruar me natyrën. Zylfi Tola, gazetar në pension, ishte ndër të rrallët djem të arsimuar ne njërën prej zonave më të thella të Kukësit po jo vetëm.

Lindur e rritur në Buzëmadhe, fshat në trekëndëshin kufitar Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e veriut, arriti të përfundonte filloren me rezultate të shkëlqyera por pa lënë pas natyrën dhe lidhjen e tij me bjeshkët e Kukësit por jo vetëm. Edhe nxënës edhe bari me dele, në pllajat e asaj krahinë.

E kujton çdo herë fëmijërinë e tij, bjeshkët vendlindjen dhe tufën e dhenve. Një fyell i blerë në Shkup në vitet 40, e mbante neë atë kohe si çoban por edhe sot i bie kur mediton ato kohe. Nevojat për mësues në ato kohë ishin të shumta, ndaj dhe Zylfiu ndoqi studimet në shkollën pedagogjike në Tiraneë me profesor Petro Markon  e më pas në Shkodër.

Menjëherë u emërua mësues në fshatin e tij te lindjes, aty ku tregon për sakrificat dhe hapjen e shkollës së parë në atë zonë mes shume kundërshtive të mentalitetit. I apasionuar pas të shkruarit dhe artit punon si gazetar fillimisht me shkrimet e tij e reportazhe në gazetat e kohës e më pas si gazetar në gazetën Kukësi i Ri.

Zylfiu e donte vendlindjen e tij dhe njohja me vajzën e jetës ia ndryshoi rrjedhën. Plot 11 vite e ka pritur deri sa u fejuan, pasi prindërit e bashkëshortes nuk donin që vajza e tyre të jetonte ne ato zona të thella. Madje në emër të dashurisë, Zylfiu dogji bursën e studimit për artet dramatike dhe aktor në Balshoi Teatare të Moskës.

Kudo ku ka shkuar ka marrë me vete copëzat e natyrës të fiksura në aparatin e tij fotografik. Ka me mijëra foto nga përditshmëria e banorëve të zonës por edhe ato të natyrës. Edhe sot në këtë moshë nuk i ndahet natyrës. Ka një vend të caktuar për shkopin e tij në një shkurre e bashkë me të si bashkëushëtar ngjitet kodrave përreth Kukësit.

Ka ndërtuar shtëpinë në vendlindje e gjatë verës ngjitet në ato bjeshkë të Buzëmadhes. Varrin e të atit e ka larg fshatit në stanet e Bjeshkës të Çajes, pranë të të cilit e ka lënë amanet të prehet edhe vetë.

Lini një Përgjigje