"La Repubblica": Gjykata e Luksemburgut i thotë jo procedurës së përshpejtuar kufitare. A preket marrevshja Rama Meloni?

14 Mars 2024, 18:14Sociale TEMA
"La Repubblica": Gjykata e Luksemburgut i thotë jo

 Nëse është e vërtetë që gjyqtarët e seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane kanë nevojë për vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (e Luksemburgut) për të thënë fjalën e fundit për legjitimitetin e procedurave të përshpejtuara kufitare, mun dte vihet ne rrezik Marrveshja Rama Meloni sipas La Repubblica,.

Gjykata e Lartë në Itali u thirr për të shqyrtuar ankesat e Prokurorisë së Shtetit në emër të Ministrisë së Brendshme kundër urdhrave me të cilat Gjykata e Katanias nuk vërtetoi ndalimin e disa emigrantëve tunizianë në qendrën Pozzallo vjeshtën e kaluar. 

Gjykata vendosi të pezullojë gjykimet për procedurat në vazhdim dhe t’i drejtohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë duke kërkuar një vendim urgjent. Në përgjigje, Gjykata Europiane i tha jo procedurës së përshpejtuar kufitare.

Protokolli mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane parashikon se do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare për emigrantët e kapur në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane, duke përfshirë garancinë e diskutueshme prej 5000 eurosh për të pritur vendimin për kërkesën për azil në liri dhe jo në paraburgim në qendrat shqiptare.

 

Lini një Përgjigje